Përgjimet: Më bëj 400 'biçikleta' se i dua për një djalë nga Memaliaj! Kush është Nikolin Kapurani që drejtonte grupin që furnizonte me drogë studentët në Selanik

Përgjimet: Më bëj 400 'biçikleta' se i dua për një djalë nga Memaliaj! Kush është Nikolin Kapurani që drejtonte grupin që furnizonte me drogë studentët në Selanik

Një hetim i nisur fillimisht nga prokuroria e Selanikut dhe më pas i ndjekur dhe nga Krimet e Rënda në Shqipëri, zbuloi një organizatë kriminale që trafikonte hashash dhe kokainë nga Shqipëria, në drejtim të Greqisë e Turqisë.

Kreu i këtij grupi kriminal që vepronte në tre shtete ishte një personazh nga Korça, që për momentin ndodhet në burg në Greqi, i quajtur Nikolin Kapurani, i proceduar më parë për plagosje me armë në Korçë.

Grupi që drejtonte nga Selaniku, Kapurani përbëhej nga shtetas të kombësive të ndryshëm si shqiptarë, algjerianë, turq dhe pakistanezë. Sipas dosjes hetimore të hetuar nga prokurori Vadimir Mara, rezulton se aktiviteti kriminal i kësaj organizate e ka zanafillën qysh prej vitit 2016, ku grupi i udhëhequr nga Nikolin Kapurani dhe kushëriri i tij në Korçë Olger Bamllari, organizonin dhe financonin kultivimin e sasive të mëdha të drogës në zonën e Gramshit, Çorovodës, Maliqit, Korçës dhe Devollit. Grupi prej 34 personave ishte i angazhuar dhe në trafikun e Kokainës.

Prokuroria thotë se pasi arrinin të trafikonin sasitë e mëdha të drogës, ata e magazinon në vende të ndryshme në Greqi dhe më pas nëpërmjet shpërndarësve e shisnin në zonën e universitetit të Selanikut. Të ardhurat që fitonin, duke filluar në shuma nga 1 mijë deri në 10 mijë euro i dërgonin në Shqipëri, duke përdorur shoferë të ndryshëm të autobusëve, që nuk kishin lidhje me aktivitetin e tyre kriminal.

Shpesh herë gjatë vitit 2018-2019, ky grup kriminal ka trafikuar sasi të mëdha droge, duke përdorur kufirin e gjelbër me Maqedoninë e Veriut, kufirin ujor të liqenit të Ohrit dhe kufirin e gjelbër me Greqinë. Sipas dosjes hetimore rezulton se kreu i këtij grupi kriminal, Nikolin Kapurani, është arrestuar në Selanik në 1 tetor 2018 nga oficerët e Departamentit të Narkotikëve në Policinë e Selanikut.

Kapurani, është prangosur pranë universitetit “Aristoteli”, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 18 gramë marjuanë. Për shkak të sasisë së vogël, Nikolin Kapurani, është liruar nga policia pasi ka pretenduar se ishte përdorues i rregullt i marjuanës. Por nuk ka kaluar 1 muaj që sërish koka i grupit, Nikolin Kapurani, të arrestohet, këtë herë nga departamenti për Krimin e Organizuar në policinë e Selanikut.

Kapurani, tashmë ishte faktuar se drejtonte një grup të strukturuar kriminal Shqiptar, i cili nga shtatori i 2018, ushtronte tregtinë e drogës si brenda dhe jashtë ambienteve të universitetit “Aristoteli” në Selanik. Pjesa dërmuese e studentëve të këtij universiteti konsumonte sasinë e drogës, që vinte nga Shqipëria, ku një tjetër grup me në krye Olger Bamllarin, drejtonte kultivimin dhe më pas dërgimin e marjuanës në Greqi.

Dosja e akuzës thotë se organizata që vepronte në Selanik, ishte e ndarë në disa grupe të vogla trafikantësh me profil të ulët, që vepronin në zona të ndryshme të universitetit “Aristoteli”, duke përfshirë sheshin “Chemistry”, shkollën e Filozofisë dhe hapësirën e shkollës Politeknike. Secili grup kishte një drejtues që ishte përgjegjës për mbajtjen në kontroll të territorit, ku kryhej aktiviteti kriminal dhe mbledhjen e të ardhurave nga shitja e narkotikëve.

Gjatë hetimit kanë rezultuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal 61 persona, shtetas shqiptarë, algjerianë, sirianë, palestinezë dhe libianë. Por vetëm 34 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Grupi që vepronte në Shqipëri merrej vetëm me kultivimin e lëndëve narkotike dhe dërgimin e drogës në Greqi. Nga përgjimet e kryera nga prokuroria evidentohen një sërë komunikimesh mes trafikantëve ku flasin në mënyrë të koduar.

Në pjesën më të madhe lënda narkotike etiketohet me fjalën “Biçikletë”, “Bojaxhiu” ose “Kapaçkë”. Ndërsa avionit të policisë së Shtetit që monitoronte sipërfaqet e mbjella me drogë, trafikantët i thonin në përgjime “Zogu i Bardhë”.

Ndër bisedat e koduara që përmbajnë këto fjalë janë ajo e datës 19 prill 2019, ku Kristo Çobaj ose siç thirret ndryshe me emrin “Altini” komunikon me Enkelejdi Sadik, ku të dy së bashku zhvillojnë një bisedë për fshehjen e farave të drogës dhe mes tyre bëhet biseda si më poshtë:

Kristo:Ore!Ato levat e Play-Station, në punë i ke apo janë vetëm ato kapaçkat?

Enkelejdi:Si oo?

Kristo:Ajo leva bre e Play Station punonte them, apo ishte vetëm kapaçkë

Enkelejdi:Po jo bre Kapaçkë është ajo. E kishte lënë aty Selanik, i kishte hedhur farat eee!

Kristo:Hë!

Enkelejdi:Kapaçkë ishte e çmontuar

Kristo:Eoo mirë ja ka bërë. Ja ka bërë ekspertizën Fatimja?

Enkelejdi:Ja ka bërë eskpertizën Fatimja patjetër.

Kristo:Hë hë hë!

Enkelejdi:Ka derman ajo!

Kristo:Mirë o vëlla. Ja unë në Durrës, do ja një çikë bukë e pastaj do nisem

Enkeledji:Makinën e mora e kam këto tek shtëpia vëlla.

Kristo:Mirë vëlla mirë.

Ndërkohë në datën 2 janar 2019 anëtari i grupit Edmir Ballia bisedon me një person tjetër të quajtur Rambo Lela. Ramboja e pyet në mënyrë të koduar nëse kishte “Biçikleta”, pasi i duheshin 400 copë për një djalë nga Memaliaj. Dhe Edmir Ballia i thotë në bisedë se nuk i bënte dotë 400 copë biçikleta por 180 biçikleta. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë me këtë përmbajtje si më poshtë:

Rambo:E ke parasysh për “biçikletën” tëndë?

Edmir:Hë?

Rambo:Për biçikletën tëndë?

Edmir:Po

Rambo:Ti më the se ke “Biçikleta” sa të duash!Por nga jotja dua unë.

Edmiri:Po

Rambo:Radhën e parë dua!

Edmiri:Po

Rambo:Bëjmë dot gjë për nesër për “400 biçikleta”, për një djalë nga Memaliaj?

Edmiri:Jo 400 jo, po 180 po.

Rambo:180?

Edmiri:Po…

Rambo:Po më shumë nuk mundesh vërdallë

Edmiri:Për momentin jo

Rambo:Ok ja po i kthej përgjigje e po të them, po ashtu po nisem…

Ndërsa në datën datën 3 maj 2019 Edmir Billa komunikon me një person tjetër që quhet Arbër Brahimi, ku ky i fundit i thotë se mbi ata kishte fluturuar një avion për kontroll territori. Biseda mes tyre zhvillohet me këtë përmbajtje si më poshtë:

Arbëri:Kaluan ata “Zogjt e bardhë” sot

Edmiri:Ku ooo?

Arbëri:Një zog fluturak

Edmiri:Ku ooo ku?

Arbëri:Mu këtu mbi neve

Edmiri: Te ty aaa?

Arbëri:Po nga ai shoku matanë e drejt këtej nga ne

Edmiri:E panë?

Arbëri:Po jo ore nga do na shohin!Ishim brenda ne, po them që kaloi

Edmiri:Po ikni andej o vëlla, kini mendjen

Arbëri:Eeee

Edmiri:Qysh ee. Kini mendjen kini mendjen

Arbëri:Po e di o e di. Shikojmë lart e tutje e tu.

Edmiri:Shikon lesh ti, vetëm kur të vijnë tek koka

Arbëri:Po ku këtej nga lart i q…robt, vetëm këtej nga poshtë po na ashtu.

Edmiri:Kini mendjen thashë pa mirë se

Arbëri:Eeee

Admiri:Njerë a dy herë a tre herë a. Mirë mirë kini mendjen.

Arbëri:I bardhi erdhi nga Vlora dhe shkoi tutje…

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS