Përgjimet nga policia pa leje prokurori, Paskal Milo: E rrezikshme, cenon demokracinë

Dërgimi në Kuvend për shqyrtimin e projektligjit që i jep të drejtë policisë të përgjojë, survejojë, fotografojë dhe filmojë në mënyrë të fshehtë qytetarët pa autorizim të prokurorisë është bërë pjesë e diskutimit në emisionin "Repolitix" në Report Tv mes Luan Ramës dhe Paskal Milos. Në lidhje me këtë projektligj, të dy kanë mbajtur të njëjtin qëndrim se kjo prish ekuilibrat e pushteteve dhe thelbin e demokracisë. Njëzëri Rama e Milo thanë se nuk mundet që Ministria e Brendshme të marr një funksion që i takon me ligj Prokurorisë së Përgjithshme.

Milo tha se me këtë projektligj qeveria merr dhe kompetencat e institucioneve që janë të rregulluara me ligj.

"Fakti që ka shkuar në Kuvend ka marrë rrugën për t’u bërë ligj. Mua më duket që është një lëvizje shumë e rrezikshme, me pasoja drejtpërdrejtë që cenon ekuilibrin e pushteteve dhe thelbin e demokracisë. Nuk mundet, që në asnjë vend demokratik policia të marrë funksionin e një institucioni tjetër, të posaçëm që e ka me ligj dhe tagër si Prokuroria e Përgjithshme. E para që krijojnë institucione paralele dhe mbivendosje dhe e dyta, tjetër status ka prokuroria dhe tjetër një dikaster i qeverisë. Me këtë komitet vendoset ministri i brendshëm më lart, mbi të gjitha institucionet e zgjedhura si Prokurori i Përgjithshëm, SPAK-u apo SHISH. Krijohet një mbifuqi e Ministrit të Brendshëm, që në fund është anëtar i qeverisë. Pra ekzekutivi merr në dorë kompetencat e institucioneve të shtetit që janë rregulluar me ligj të veçantë dhe janë institucione përfaqësuese indipendente", tha Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë.

Edhe për Luan Ramën, ky projektligj është një lajthitje dhe cenim i demokracisë.

"Nëse ndodh kjo është vrasje prapa shpine e Reformës në Drejtësi, sepse reforma në drejtësi, synon krijimin e institucioni kredibël dhe me integritet të organeve të drejtësisë. Ka një ligj të posaçëm për Prokurorin e Përgjithshëm, vetë prokuroria është decentralizuar dhe është ndarë nga SPAK për t’ju dhënë pavarësi ligjore funksionimit të tyre dhe nuk mundet që Ministri i Brendshëm të jetë mbi Prokurorin e Përgjithshëm. Komitete të politikave për çështje të sigurisë dhe luftës kundër krimit ka patur edhe më përpara dhe janë drejtuar nga kryeministri jo nga ministri. Nuk mundet që policia e shtetit që është një agjenci shërbimi, të ketë tagër ligjor, që ligji ia ka dhënë në mënyrë eksplicite, një organi tjetër siç është Prokuroria. Kjo është një lajthitje. Nëse behet kjo, ky është rasti i goditjes pas krahëve të Reformës në Drejtësi", tha Luan Rama, nënkryetari i LSI.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 21/05/2020 23:26

    MOS JA FUT KOT O PASKAL SE kam pasur respect per ty,,,amerika dhe gjermania-italia,,etj pergjojne kedo pa marre leje tek prokurori ,,,biles 24 ore ne dite,,,kane nje ndertese ne shba,,qe ka kushtuar shume qe pergjon dite nate 24 ore kedo,,,Brenda dhe jashte amerikes...

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 21/05/2020 23:06

    Po pse nuk doni ju se keni frike. Ai qe rron me ndershmeri ska pse te kete frike.po jeni te gjith hajdut kshu qe sdoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur