Përgjysmohen lejet e ndërtimit pas tërmeteve të nëntorit, INSTAT: Tremujorin e fundit kanë rënë me 45.6%

Përgjysmohen lejet e ndërtimit të miratuara në tremujorin e fundit të vitit 2019, për ndërtim të banesave të reja.

Ky frenim i lejeve të dhëna ishte i pritshëm pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi  Agjencia e Zhvillimit të Territorit njoftoi aplikantët se dhëniet e lejeve të reja të ndërtimit janë të bllokuara në Tiranë, Durrës, Lezhë.

Instituti i Statistikave njofton se në tremujorin e katërt të 2019, janë dhënë në total 196 leje ndërtimi, nga 360 leje të dhëna në të njëjtën periudhë të 2018.

Referuar raportit të fundit miratimi i lejeve për ndërtime të reja ka rënë me 45,6 %.

Ndërsa në total për vitin 2019 janë dhënë 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja,nga 1.194 leje të miratuara në vitin 2018.

Nga këto leje të miratuara 54.6% janë për ndërtime banimi, 32.7% janë për ndërtesa jorezidente dhe 12.7% janë për punime inxhinierike.

 Për të gjitha këto leje vlera e përafërt monetare ka arritur në 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë krahasuar me 2018.

Tirana renditet e para me numrin më të lartë të lejeve të miratuara me 60 të tilla, më pas renditet Korça me 24 leje, dhe Durrësi, Elbasani, Fieri me nga 23 leje të dhëna.

 Kukësi është i vetmi qytet me asnjë leje të miratuar.

Por pavarësisht se numri i lejeve është reduktuar gjatë 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është rritur me 32,8 %.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore