Përhapja e koronavirusit në Shkodër, prefekti 6 urdhra: Tregjet, vatra infektimi, hyrje daljet me policë

Përhapja e koronavirusit në Shkodër, prefekti 6 urdhra:  Tregjet, vatra infektimi, hyrje daljet me policë

TIRANE-Shpejtësia e përhapjes së koronavirusit në Shkodër si pasojë e mos zbatimit të rregullave ka bërë që institucionet të shtrëngojnë masat. Problemi kryesor janë grumbullimet në tregje, që janë kthyer në vatra infektimi dhe për këtë arsye, Prefekti Çesk Millja ka vendosur gjashtë masa të reja të forta.

Në një urdhër drejtuar bashkive të qarkut të Shkodrës, policisë, ushtrisë dhe inspektorateve, Prefekti kërkon që tregjet që nuk plotësojnë kriteret duhet të mbyllen, ndërsa ata që janë licencuar të forcojnë masat. Millja kërkon nga policia dhe ushtria që të kontrollojnë hyrje-daljet në tregje.

Sa i përket bankave, postës dhe institucioneve të reja në monitorim për të kontrolluar sistemin e radhës do të jenë efektivët e policisë. Nëse masat nuk do të zbatohen, prefekti kërkon që  cdo subjekt të mbyllet. Lidhur me situatën në Shkodër, Presidenti Ilir Meta sot zhvilloi dy biseda telefonike me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe ministren e Shëndetësisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur për të disatën herë apelin që të respektojnë masat.

Vendimi i Prefektit te Shkodres

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?