Perime me vezë në furrë nga zonja Vjollca

Perime me vezë në furrë

2 patate të mëdha

50 gr gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj

1 qepë

1 karrotë

400 gr kërpudhë ( champinjon)

majdanoz

kripë dhe piper të zi

6 vezë

50 ml qumësht

2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë patatet dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë me pak kripë dhe i lëmë të ziejnë nga momenti i vlimit për 20-25 minuta. Në një tigan me pak gjalp, 1 lugë gjelle vaj kaurdisimin qepën të prerë në kubikë të vegjël sat ë bëhet transparente dhe shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e trashë, kërpudhat i kaurdisim së bashku për 15 minuta deri sa në tigan mos të ketë më lëng. ( Kërpudhat mund ti skuqim dhe vec dhe i shtojmë në tigan të gatuara). Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe I transferojmë nga tigani në një tas të madh. Ndërkohë patatete që janë zjerë i qërojmë ëlkurën dhe i presim në feta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës