Periudha e pandemisë rrit shkëmbimin e mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës, drejtori i kufirit: Maunet vijnë e shtohen

Dogana e Morinës, në këtë periudhë pandemie, duket se po mban gjallë një pjesë të ekonomisë shqiptare. Është rritur ndjeshëm shkëmbimi i mallrave mes Shqipërisë e Kosovës dhe në këto ditë pritet të ketë edhe më shumë rritje. Qindra automjete të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra, nuk e kanë ndërprerë punën. Sipas drejtorit të kufirit për rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi, që nga fillimi i muajit prill thotë se 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa në dalje kanë qenë 1315.

"Mund të them lirisht se bashkpunimi në pikën kufitare vazhdon në bashkpunim të ndërsjelltë. Gjithë këto maune që i shihni këtu vijnë vetëm në rritje. Prej datës 1 prill deri në datën 6 kanë hyrë në Kosovë 1209 kampionë, ndërsa në dalje 1315 kampionë. Bashkpunimi është në rrijtje. Deri më tani asnjë problem më të vogël. Këtu kemi ekipet mjekësore dhe policinë e cila bëjnë kontrrollin e çdo shoferi, kushdo që hyn e del. Asnjë problem më të vogël deri më tani nuk e kemi patur,"-shprehet Krasniqi.

Vetëm një ditë më parë, në Morinë u organizua takimi i përbashkët mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke rënë dakord për lehtësimin e barrierave dhe rritjen e shkëmbimit të mallrave të mbetura stok në të dyja vendet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Oda e Afarizmit të Kosovës, letër Ramës dhe Kurtit: Lehtësoni qarkullimin tregtar mes dy vendeve

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkojnë lehtësim të qarkullimit të produkteve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë, në një kohë kur Shqipëria ka tepricë prodhim të tyre dhe Kosova kërkesë për to.

Përmes një letre dërguar Kryeministrit Rama dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet se krijimi i lehtësirave tregtare në këtë kohë krize është më se e domosdoshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen sa më mirë me të gjitha produktet e nevojshme dhe në kohë.

OAK kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme dhe bizneseve tregtare t'iu krijohen lehtësira për qarkullim në mënyrë që të bëjnë furnizimin e duhur me produktet e nevojshme nga njëri vend në tjetrin. Kjo letër është bërë më kërkesë të bizneseve tregtare, për arsye të pengesave të qarkullimit që janë krijuar si rezultat i pandemisë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 10/04/2020 09:13

    kam besim ne du kryeminiatrat e dy shteteve shqiptare,andej e kendej Drini.Por deri sot kam venerua,apo keshtu nga friga me shkon mendimi.se mes dy shteteve shqwiptare ka ftohje te panatyrshme.Nuk jam per fajsesim por kam frike,kjo nuk guxon te ndodh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA