Përjashtimi nga Championsi, sekretari i UEFA-s: S’kemi asnjë kontakt me Juven, Realin dhe Barcelonën! Nëse gabuan të vuajnë pasojat

Përjashtimi nga Championsi, sekretari i UEFA-s: S’kemi asnjë kontakt me Juven, Realin dhe Barcelonën! Nëse gabuan të vuajnë pasojat

Theodore Theodoridis, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, ka pranuar se kjo e fundit mund të dënojë me përjashtim nga Champions League Real Madridin, Juventusin dhe Barcelonën. Kjo për shkak se këto janë ende të vetmet skuadra që nuk kanë hequr dorë nga Superliga europiane dhe konsiderohen si organizatorët e këtij projekti.

‘Nëse ata nuk respektojnë rregullat mund të përjashtohen dhe kjo është një mundësi. Varet nga ata, nëse kanë thyer ligjet duhet të varen me pasojat. Nuk ka asgjë personale me këta klube, por për momentin nuk kemi asnjë kontakt me Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën për të gjetur një zgjidhje jashtë gjykate.

Nëse ata nuk pajtohen me vendimet e organeve disiplinore kanë të drejtë të apelojnë në CAS, ndërsa asnjë lojtar i këtyre klubeve nuk do të pengohet që të marrë pjesë në Euro 2020,’-u shpreh Theodoridis.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush