Përjashtimi nuk mjafton/ Berisha nuk i ndahet Bashës dhe PD-së, presion për bllokimin e zgjatjes së Vetingut, i trembet konsensusit për ndryshimet kushtetuese

Përjashtimi nuk mjafton/ Berisha nuk i ndahet Bashës dhe PD-së, presion për bllokimin e zgjatjes së Vetingut, i trembet konsensusit për ndryshimet kushtetuese

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

As përjashtimi nga partia pas shpalljes non grata duket se nuk mjafton. Sali Berisha nuk heq dorë nga përpjekjet për të kontrolluar dhe diktuar qëndrimet politike të Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj Lulzim Basha, edhe pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga partia që në 9 shtator 2021, vendimi i cili e ka kthyer selinë blu në një ‘fole grerëzash’.

Krahas aksionit politik për rrëzimin e Bashës, Sali Berisha, bashkë me rrethin e tij politik dhe mediatik, ka nisur një fushatë agresive presioni mbi Lulzim Bashën, me qëllim për ta detyruar që të refuzojë konsensusin për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese, për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

Teksa shkalla e parë dhe kryesore e Vetingut po i afrohet me shpejtësi fundit të mandatit, Sali Berisha ka nisur të intensifikojë trysninë mbi Bashës dhe grupin parlamentar demokrat, për të refuzuar votën pro projektit për zgjatjen e mandatit, me të paktën edhe dy vite, me qëllim për të përmbyllur procesin e verifikimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rrethanat

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, do të shpërbehet dhe rrjedhimisht do pushojë së funksionuari në qershor të vitit 2022, ndërkohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Një javë më parë, gjatë mbledhjes së Kryesia së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit Taulant Balla është shprehur se duhet të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.

Pesë ditë më parë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut e konsideroi me rëndësi jetike verifikimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar nevojën për “një zgjatje e kufizuar kohore e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publik”. Por, zgjatja e mandatit mundësohet vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës. Dhe për ndryshimin e Kushtetutës është vendimtare vota e deputetëve të Partisë Demokratike.

Berisha shton presionin 

Dy ditë pas mesazhit të ONM-së, Sali Berisha zhvilloi takimin e radhës në Vlorë, në kuadër të aksionit për të rimarrë PD-në. Jo rastësisht, Berisha këtë takim ia kushtoi kryesisht akuzave kundër reformës në drejtësi dhe sidomos procesit të Vetingut. Berisha u ndal gjatë tek pretendimi i tij se reforma është një komplot i Soros dhe se drejtësia është kapur nga njerëzit e tij.

Berisha sulmoi procesin e Vetingut, duke konsideruar me dy standarde, bazuar kryesisht në gënjeshtra, pasi nuk ka qoftë edhe në një rast të operimit me dy standarde, për shkak të rolit korrigjues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjithsesi, përqendrimi i Berishës tek rendoma në drejtësi dhe sidomos tek Vetingut gjatë këtyre ditëve kur kanë nisur diskutimet për zgjatjen e mandatit të Vetingut, është një mesazh për grupin parlamentar të PD-së dhe Bashën, për të refuzuar votimin e ndryshimeve Kushtetuese. Pas mesazhit të Berishës, mediat pranë familjes së tij, kanë nisur gjithashtu një fushatë sulmesh dhe teorish konspirative rreth mundësisë së zgjatjes së mandatit të Vetingut.

Ndërkaq, Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të mbështesë ose jo me votë ndryshimet e pritshme kushtetuese, për të mundësuar përmbylljen e procesit të Vetingut. Vota e opozitës është vendimtare, në të kundër procesi i verifikimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kalojë në duart e KLGJ dhe KLP.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi