Përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë, 12 viktima dhe 494 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë, 12 viktima dhe 494 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situate epidemiologjike në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe sot janë regjistruar 4 humbje jete më shumë.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)“, është thënë në njoftim.

24 orët e fundit janë regjistruar 494 raste të reja të infektimeve  me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 prill janë shëruar 1,009 pacientë ndërsa në vend janë 13,236.raste aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 98,835 të infektuar, 2,008 prej të cilëve kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX.

Në vend do të arrijnë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar