Përkujtimi i Luan Hajdaragas bën bashkë Ilir Metën me socialistët (FOTO)

Mbrëmjen e sotme është shfaqur dokumentari kushtuar figurës së Luan Hajdaragës. Në këtë aktivitet përkujtimor të të ndjerit Luan Hajdaraga, janë mbledhur shumë figura socialistësh por jo vetëm.

Mes të pranishmëve ka qenë edhe presidenti Ilir Meta, që është shfaqur pranë politikanëve socialistë.

Por, nuk mungonte as Kastriot Islami apo Rexhep Mejdani, të larguar prej vitesh nga PS dhe tashmë kundërshtarë të ish-kolegëve të tyre.

Luan Hajdaraga ishte një personalitet i shquar politik, akademik, kulturor dhe shoqëror. Si bashkëthemelues i Partisë Socialiste, ministër dhe diplomat i shquar, legjislator, akademik dhe figurë e spikatur shkencore dhe shoqërore, Luan Hajdaraga kishte mjaft cilësi e virtyte. Por, mbi të gjitha, vlera e tij më e madhe dhe më e njohur qëndronte në faktin se ai ishte mik i të gjithëve.

Ora 23:12
Përkujtimi i Luan Hajdaraga bën bashkë Ilir Metën me socialistët (FOTO)
1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
E.L./Shqiptarja.com
Komento