Përkujtohen dy poetët, Fatos Arapi dhe Frederik Rreshpja në datën e lindjes!

Në përkujtim të lirikut Frederik Rreshpja (19 korrik 1940 - 17 shkurt 2006), në ditëlindjen e tij të 80-të, studiues, poet edhe botues u bënë bashkë në një takim letrar, duke ndalë tek vlerat e veprës, së poetit që shua në moshën 67-vjeçare.

“Reshpja hyri në letërsi me “Rapsodi shqiptare”, i freskët në trajtim edhe përmbajtje, që sillte modernitetin e një poezi nga zëra të rinj të freskët”, shprehet studiuesi Sadik Bejko.

“Frederiku ka një grusht fjalës, forca e poezisë së tij, është pikërisht se me këtë grusht fjalësh arrin që të ndërtojë pafundësi botësh. Kjo është falë fuqisë së imazhit”, shprehet studiuesja Vjollca Osja.

Poeti Zekaj mendon se Rreshpja mund të gjendet edhe ‘takohet’ nga çdo i ri në poezinë e tij, pasi sipas tij, në vargjet që ai ka shkruar është vet qenia e tij.

“Unë kam qenë mik i poezisë së tij, edhe kam menduar se rreshpja është një poet i rrallë edhe i vërtetë, larg falsitetit apo mediokritetit. Mendoj se e gjithë qenia e tij shpirtërore gjendet në poezinë e tij”, shprehet poeti Sokol Zekaj.

Mimoza Ahmeti, në këtë datë përkujtimore për Reshpjan, por që përkonte dhe me 90-të vjetorin e lindjes së poetit Fatos Arapit (Zvërnec, 19 korrik 1930 - Tiranë, 11 tetor 2018) rrëfen njohjen e saj me ta.

“Unë kam pas rastin që të njoh të dy poetët, dy njohje të ndryshme, që kanë një emërues përqasës, që të dy tentonin poezinë intime. Pavarësisht se Fatosi për rrethana ta veta disa herë, bënte edhe poezi për të pas një mbrojtje të fushës së vet. Nuk mund të them kompromis, sepse ndoshta edhe besonte në të. Që të largojmë termin paragjykues, që ta ndihmojmë pak njeri0tjetrin edhe përkujtimin e tyre, me dy koncepte feminologji edhe racionalitet”, shprehet Ahmeti.
Takimi letrar u organizua nga Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit nën moderimin e drejtoreshës Alda Bardhyli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari