Përkujtohet revolta antikomuniste e burgut të Spaçit, qelitë famëkeqe që po kthehen në gërmadha (VIDEO)

Sot këtu kullosin lopët, ndërsa godinat po degradojnë dita-ditës.

Është burgu famëkeq i Spaçit mes malesh në Mirditë, aty u torturuan më mënyrë çnjerëzore të burgosurit politik të regjimit komunist. Shumë prej tyre u pushkatuan, siç ishin Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj, të cilët organizuan revoltën më të madhe në kohën e diktaturës.

Më 21 Maj të vitit  1973 të dënuarit morën për disa orë në zotërim kampin, brohorisnin kundër diktaturës komuniste, arritën të ngrenë flamurin shqiptarin kuq e zi pa yllin komunist.

Sot kanë kaluar 47 vite nga revolta e Spaçit. Ish-të burgosurit politik dhe familjet e përndjekura morën pjesë në një ceremoni modeste organizuar në përkujtim të kësaj ngjarje. Pjesëmarrje ishte e vogël për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shprehen se këtu duhet të ngrihet një muze për të mos harruar shtypjen e shqiptarëve në diktaturë.

"Unë sot mendoja se do të gjeja muze këtu, por gjej rrënoja. Duam që ky vend të kthehet në muze sepse duhet të kujtohet", shprehet Pal Trashaj.

Ndërsa kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politik, Nebil Çika e lidhi të kaluarën me të sotmen dhe apelon për rezistencë qytetare.

"Sot kemi një parlament që drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm komunist Gramoz Ruçi, autori i krimeve kundër njerëzimit dhe genocid. Kemi në krye të drejtësisë pas të ashtuquajturës reforme,  hetues, prokurorë dhe gjyqtarë që kanë dënuar njerëzit tanë. Sfida që na bëjnë komunistët është e hapur e vetmja rrugë është të rezistojmë", shprehet Nebil Çika, kryetar i Shoqatës së Ish të Përndjekurve Politik.

Burgu-kamp i Spaçit u ngrit në 1968 dhe funksionoi deri në 1991. Aty të burgosurit politik shfrytëzoheshin për nxjerrjen e mineralit. Shumë prej atyre që humbën jetën nuk kanë ende një varr.

1590160469_spaci.jpg

Burgu i Spaçit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran