Përleshje të përgjakshme në kampin e refugjatëve në Greqi, vritet me thikë një fëmijë

Përleshje të përgjakshme në kampin e refugjatëve në Greqi, vritet me thikë një fëmijë

Një i vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër i plagosur lehtë, është bilanci i një sherri të përgjakshëm të ndodhur në kampin e refugjatëve të pashoqëruar në Greqi.

Të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë, sipas mediave greke janë fëmijë. sherri ka ndodhur në orët e vona të natës të së shtunës, ku një i ri i moshës 15-vjeçare u vra me thikë nga një tjetër i mitur.

Në kampin e refugjatëve në Moria ku ndodhi sherri masiv gjenden 600 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit, në një kohë kur kapaciteti i komodimit është vetëm për 160 fëmijë. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë si dhe identitfikimin e autorit që kreu krimin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët