Dokumenti/ Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë

Dokumenti/ Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë

KF Tirana dhe faximile e vendimit

KF Tirana rrezikon licencimin nga UEFA dhe për rrjedhojë pjesëmarrjen në Evropë. Për klubin e futbollit më të titulluar në vend ka telashe të reja, pasi më 26 shkurtin e këtij viti drejtuesit janë përballur me një tjetër bllokim.

Shoqëria përmbarimore "Kullolli dhe Co Bailiff" ka vendosur "masën e sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore", që në këtë rast është Klubi i Futbollit Tirana.

Nëse shuma për të cilën KF Tirana është debitore nuk shlyhet, atëherë sekuestro do jetë aktive.

"Depozitimin e urdhërit Nr.1766 Prot., nr.224 Prot., datë 26.02.2024, ku është urdhëruar: “Vendosja e masës së sekuestros konservative në aktivet që zotëron pala debitore shoqëria ‘Klubi i Futbollit Tirana' SHA”, thuhet në vendim.

Historiku/ KF Tirana për të disatën herë bllokohet nga Tatimet apo Përmbarimi, kjo për shkak të gjyqeve të humbura dhe borxheve që ka me ish-lojtarët. Nëse para shkurtit ishin dy lojtarë që kërkonin pagesat e tyre, tanimë nga muaji i dytë i këtij viti janë tre emra që duhet të shlyen.

Në merkaton e janarit Tirana nuk bëri asnjë regjistrim të ri në ekip, kjo për shkak se merkato e saj është e bllokuar nga FIFA dhe nuk mund të regjistrojë asnjë lojtar të ri pa shlyer detyrimet.

Një situatë e tillë për klubin më në zë të vendit rrezikon që t'i lërë bardheblutë jashtë nga Evropa, nëse arrihet një objektiv i tillë. FIFA dhe UEFA është shumë e kujdesshme për anën financiare dhe me borxhet që Tirana ka për momentin është e vështirë që ngjyrat bardheblu të përfaqësojnë Shqipërinë në Evropë.

Nëse Asion Daja dhe Edon Hasani ishin dy lojtarët që kërkonin shlyerje, tanimë numri i tyre shkon në tre.

Faximile nga Qendra Kombëtare e Biznesit

(Kliko këtu për të parë të lexuar dokumentin)

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën