Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite! Pas 30 ditësh hyn në fuqi marrëveshja

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite! Pas 30 ditësh hyn në fuqi marrëveshja

Foto ilustruese

Janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. Kërkesa e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë është kryesisht për vendet e Bashkimit Evropian pasi kërkojnë të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt shteteve europiane.

Lista e shteteve që njohin patentat shqiptare:

Belgjika: Shtetasit shqiptarë në Belgjikë, për një periudhë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare për drejtim automjeti. Në rast qëndrimi më gjatë në Belgjikë se periudha në fjalë, atëherë shtetasit shqiptarë duhet të bëjnë konvertimin e lejes së drejtimit shqiptare në leje drejtimi belge, sipas procedurave që ndiqen në komunat përkatëse.

Kroacia: Shtetasit shqiptarë në Kroaci mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Maqedonia e Veriut: Shtetasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2013 e tutje.

Serbia: Shtetasit shqiptarë në Serbi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Mali i Zi: Shtetasit shqiptarë në Mal të Zi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.

Kosovë: Shtetasit shqiptarë në Kosovë mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2012 e tutje. Pas përfundimit të afatit, marrëveshja është rinovuar dhe ka hyrë fuqi në maj 2019.

Itali: Prej 12 korrikut në Itali njihen patentat shqiptare dhe e njëjta gjë do të ndodh edhe këtu me patentat italiane, vendim ky që i përfshin të gjitha lejet e drejtimit.

Gjermania: Prej 1 qershorit, edhe në Gjermani njihen patentat shqiptare.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 15/08/2022 16:03

    Po me Nepalin kur do beni marveshje? Po mendoja te zhvendosesha se me then te drejten ketu po dhihet cdo dit e me shum.

    Përgjigju
  • Gallate: 15/08/2022 13:16

    S'po na zinte gjumi ne fakt...

    Përgjigju
  • Maks: 15/08/2022 12:57

    Ca i keni premtu arabis per keto patentat Do hapni shkolla arabike apo do vini burken apo shamin grave shqiptare Eshte bere ky shtet pa dinjitet politikane te shitur e te felliqt

    Përgjigju
    • @maks: 16/08/2022 09:17

      Pse e kthen fetare cdo gje? Vijne shume turiste nga ai vend, cdo marreveshje lehteson procedura. Kaq. Ca lidhje ka burka, shamia..

    • A. N.: 15/08/2022 16:28

      Njohje reciproke po thote artikulli. Dmth po erdhen arabet tek ne s'do i kerkoje me leke polici qe gjoja nuk ta njohim ose ku e ke perkthimin e noterizuar, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin