Përmbyllet festivali i filmit në Kanë, thriller francez ‘Anatomy of a Fall’ rrëmben çmimin 'Palme d'Or'! Regjisorja Justine Triet triumfoi në garë me 21 filma të tjerë

Thriller francez ‘Anatomy of a Fall’ ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë, i cili fillon të martën më 16 maj.

Festivali i përvitshëm i filmit në Kanë është festivali më i rëndësishëm i filmit në botë për sa i përket qarkullimit, vëmendjes mediatike dhe statusit brenda dhe jashtë vendit.

Pjesëmarrja në Kanë mund të ndryshojë shpërndarjen ndërkombëtare dhe rrjedhimisht fatin e një filmi dhe të shumë njerëzve të përfshirë në realizimin e tij, si regjisor, skenarist, aktorë dhe producentë.Nëse në përgjithësi një karrierë mund të përmbyset duke fituar një çmim apo ndonjëherë edhe thjesht duke marrë pjesë në një festival, kjo është më e vërtetë në Kanë se kudo tjetër.

Këtë vit pjesëmarrësit fatlumë në misterin francez ‘Anatomy of a Fall’ do të kenë shansin të provojnë suksesin dhe jehonën që do të ketë filmi pas fitores në Kanë.

Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën e saj tensionuese në sallën e gjyqit, e cila tregon historinë e një shkrimtari të akuzuar për vrasjen e burrit të saj.Ajo bëhet regjisorja e tretë femër që fiton çmimin prestigjioz, i cili u dha për herë të parë në vitin 1955.

Regjisorja Justine Triet

Thrilleri i saj u  luajt nga një kast aktorësh autentikë si aktorja gjermane Sandra Hüller, Arthur Harari, Milo Machado Graner dhe shumë të tjerë.Teksa ‘rrëmbeu’ çmimin e festivalit madhështor, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin e saj ndaj protestave të fundit të pensioneve.

“Këto protesta u shtypën në një mënyrë tronditëse”, tha ajo në fjalën e saj, pasi iu dorëzua çmimi nga ylli i Hollivudit, Jane Fonda.

Triet kritikoi gjithashtu atë që ajo e quajti "komercializimin e kulturës" të qeverisë duke bërë që ministrja franceze e Kulturës Rima Abdul Malak të kundërpërgjigjet, duke thënë se ajo ishte e mërzitur nga komentet e padrejta.Palma e Artë është çmimi më i lartë i dhënë në festival dhe u prezantua për herë të parë në vitin 1955 nga komiteti organizativ i festivalit.

Triet mposhti 21 filma të tjerë në garë për çmimin, duke lënë pas një konkurrencë të fortë nga filmat e rinj të regjisorëve të mirënjohur, duke përfshirë Ëes Anderson dhe Ken Loach.Festivali i Filmit në Kanë është një Festival filmi Arkivuar 24 tetor 2016 tek Ëayback Machine që mbahet çdo vit në qytetin Cannes, Francë.

Çmimi i Madh, çmimi i dytë më i lartë, i shkoi regjisorit britanik Jonathan Glazer për The Zone of Interest, një adaptim i romanit të të ndjerit Martin Amis.

Ndërkohë, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia për rolin e tij si një mesoburrë nga Tokio që pastron tualetet në filmin "Ditët e përsosura" të Ëim Ëenders dhe Merve Dizdar e Turqisë u shpall aktorja më e mirë për "About Dry Grasses".

Dhe regjisori vietnamezo-francez Tran Anh Hung fitoi regjisorin më të mirë për Pot-au-Feu, një histori dashurie me Juliette Binoche dhe Benoît Magimel të vendosur në një vilë franceze të shekullit të 19-të.Festivali ishte një nga më të mëdhenjtë ndër vite për emrat e famshëm në tapetin e kuq legjendat e Hollivudit Martin Scorsese, Robert De Niro, Quentin Tarantino, Isabella Rossellini dhe Sean Penn të gjithë u shfaqën.

M.T/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë