Përmbyset kamioni në Kuçovë, shpëtohet pas 4 orësh përpjekje shoferi, kishte mbetur i bllokuar në mjet

KUÇOVË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Kozare-Belsh, në Kuçovë. Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar përmbysur në një kanal.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda në kabinë. Pas 4 orësh drejtuesi i kamionit është nxjerrë dhe është shoqruar drejt spitalit Rajonal të Beratit. Aksidenti ka ndodhur në orën 20:00 ndërkohë që shoferi është nxjerrë rreth orës 23:50. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Alit Pirja, ka pësuar dëmtime në trup por është jashtë rreziku për jetën dhe në gjendje për të komunikuar.

Mësohet se policia dhe zjarrëfiksja kishin mbërritur në vendngjarje dhe po punonin për të bërë të mundur nxjerrjen e shoferit. Të njëjtat burime konfirmuan se kamioni po pritej në pjesën e sipërme të karrocerisë për të mundësuar nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt