Përmbytjet/ Meta zbret në Sukth si opozitar: Qytetarët duan shërbime, jo propagandë

Përmbytjet/ Meta zbret në Sukth si opozitar: Qytetarët duan shërbime, jo propagandë

Presidenti Ilir Meta në Sukth

DURRËS- Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Sukth të Durrësit të përmbytur nga shirat, ku akuzon qeverinë për propagandë.

Duke folur si opozitar, Meta thotë se qytetarët janë harruar nga qeveria e cila i ka braktisur duke mos i pajisur me ushqime dhe ujë të pijshëm.

Për Metën, fajtore për përmbytjet është kjo qeveri pasi nuk ka pastruar kanalet kulluese si edhe ka dëmtuar argjinaturat.

“Sot isha pranë banorëve të njësisë administrative Sukth, në fshatrat Vadardhë, Rrushkull e Hamallaj, të përmbytura si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit, të cilët veç pasojave të tërmetit dhe pandemisë, po vuajnë nga dëmet e motit të keq dhe mungesa e ndihmës shtetërore. U informova prej tyre se dalja e lumit Erzen nga shtrati, ka izoluar me dhjetëra familje, shumë prej të cilave me prezencë shqetësuese uji, ka përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore, ka dëmtuar argjinaturat, si dhe ka bllokuar të gjitha kanalet kulluese dhe tumbinot.

I papranueshëm është fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.Problematikë ka edhe në sigurimin e ushqimit për kafshët, duke vënë në rrezik dhjetëra krerë bagëti, burim i vetëm i të ardhurave të tyre.

Për shkak të pasojave të tërmetit, të COVID-19, krizës ekonomike të shkaktuar prej tyre dhe rëndimit të gjendjes nga përmbytjet, është emergjente menaxhimi më i mirë i situatës, duke patur prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit, jetës dhe pronave të qytetarëve të rrezikuar, të cilëve duhet t'u garantohen ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente mjekësore. Është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t'u mbrojtur nga përmbytjet. Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propagandë”, tha Meta.

Më herët, në Sukth ka qenë edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 11/01/2021 19:28

    Po mor palaco po..se kur ishe ti kryeminster ishte lule shqiperia....rrace e keqe katunari....

    Përgjigju
  • O tej: 11/01/2021 17:41

    Po ke fytyr me dal e me fol ti o surrat mut i hajdut o mafioz

    Përgjigju
  • Zen: 11/01/2021 17:22

    Po ky cdo dite aty kalon ne dimer dhe vere per te shkuar tek vila. Tani i pa qe kanalet jane mé plehra. Apo xhamat e erret te makines nuk e lejojne te shikoj? Ky edhe buze detit mbi plehra shetit dhe nuk i ben pershtypje. U zgjua tani.

    Përgjigju
  • Turi: 11/01/2021 16:32

    Bravo presidenti po ben pune jo propagande hahahahah o plehra te pafytyre vetem kur ju ofrohen votimet dukeni gju me gju me popullin si xhaxhi , dhe nuk beni aspak propagande o te felliqur na veshtiret mediat duke pare ato fytyra te pafytyra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme