Përmbytjet në Gjermani, pas çiftit nga Peja, humb jetën edhe një vajzë shqiptare

Përmbytjet në Gjermani, pas çiftit nga Peja, humb jetën edhe një vajzë shqiptare

Vanesa Koxha

Një tjetër shqiptare ka humbur jetën nga përmbytjet katastrofale që përfshinë Gjermaninë pak ditë më parë. Viktima është identifikuar si Vanesa Koxha dhe ishte nga Kaçaniku i Kosovës.

Lajmi është bërë nga familjarët e vajzës përmes një postimi në 'Facebook' ku theksohet se Koxha ka humbur jetën nga vërshimi tragjik i ujërave në Gjermani.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu në Gjermani”, ka shkruar Emin Koxha.

Ndërkaq edhe ditën e djeshme ka humbur jetën një çift nga Peja e Kosovës që jetonin në Gjermani. Përmbytjet masive që ndodhën që nga e mërkura, në Gjermani, u kanë marrë jetën të paktën 160 personave. Vetëm në landin e Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja. Dhjetëra janë kanë humbur jetën gjithashtu në Rhine-Westphalia Veriore fqinje. Ndërkohë që dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Postimi nga familjarët e Vanesa Koxhës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mira: 19/07/2021 21:17

    Më duket se arsyetimi i të ashtuquajturve biznese në Vlorë, apo ata që kanë protestuar, nuk është i llogjikshëm. Kam qënë në Kretë, kam qënë në Malaga dhe aspak nuk është e vërtetë që ka muzikë deri vonë pranë qëndrave të banimit, apo në hotel. Kishte raste në fundjavë që vinin grupe dhe performonin, deri në orën 22.00 ose 23.00 maksimumi, gjithshka mbaronte aty. Dhe kjo jo për natë, por ndonjë fundjavë. Njerëzit vijnë për pushime dhe jo për t'u strapacuar me muzikën e lartë, kështu veprohet në botën e qytetëruar. Nëse flisni për tavernat në Greqi, ato nuk janë pranë hoteleve, kanë të izoluar zhurmën, ndonëse në kushtet e sotme janë kufizuar shumë. Ju vetëm mendoni si të fitoni, por harruat se u humbën gjithë ato jetë nga pandemija, silluni si qytetarë dhe zbatoni rregullat, si e gjithë bota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’