Përmbytjet në Shkodër/ Qeveria i heq 20 mln lekë Bujqësisë dhe ja kalon Mbrojtjes

Përmbytjet në Shkodër/ Qeveria i heq 20 mln lekë Bujqësisë dhe ja kalon Mbrojtjes

Foto nga inspektimi i Ramës gjatë një përmbytjeje disa vite më parë në Shkodër

Në një mbledhje emergjente gjatë dytës së sotme, Këshilli i Ministrave vendosi një rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2018, ndërmjet ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrisë së Mbrojtjes, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.


Në bazë të këtij vendimi qeveria vendosi:


 1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:
 a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh. 
b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.
 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

VKM-ja emergjente e Këshillit të Ministrave
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pa fjale: 26/03/2018 17:21

    po na mbytni klodin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump