Përmet/ Punëtorët e fasonerisë denoncojnë në polici administratorin: Na ka mohuar pagën e luftës, një herë nga thotë na takon...një herë jo

PËRMET- Punonjëset e një biznesi fason në qytetin e Përmetit kanë dalë ditën e sotme në protestë ku akuzojnë administratorin e firmës se u ka mohuar marrjen e pagës së luftës. Ndonëse puna e tyre është mbyllur që me datën 12 mars, pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë prej COVID-19, ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, teksa administratori u ka deklaruar se nuk përfitojnë asgjë. Nisur nga kjo situatë, punjëset kanë bërë denoncim në polici.

"Ne kërkojmë pagën e luftës, 40 mijë lekë të reja. Administratori thotë nuk ju takon, se jeni në sistem, por ne prej 12 marsit jemi shkëputur nga puna. Kur dëgjuam lajmin nga kryeministri, Tatimet në Përmet na thanë se u takon. Kontaktuam me administratorin, ai thotë nuk ju takon. Bashkia tha do të bëj të pamundurën, nuk po zgjidhej asgjë, u drejtuam te policia, atje kaloi në çështje të tjera"

"Ne kemi tre ditë resht, nëse nuk arrijmë asgjë do të vijojmë protestat dhe nuk shkojmë në punë pa marrë pagën. Do të vijojmë deri kur të arrijmë atë që duam. Do të mundemi të bëjmë çmos, kërkojmë që shteti të na ndihmojë"

"I kemi thënë financierit dhe na ka thënë nuk ju takon, një herë na thotë ju takon", shprehen disa prej punonjëse.

Në rast se nuk gjejnë një zgjidhje, ato deklarojnë se nuk do të shkojnë më në punë, e ndërsa kanë një paralajmërim për pronarin, nëse ky i fundit nuk reagon.

"Nuk do shkojmë më në punë nëse nuk na paguajnë. Kemi qenë në punë deri në 12 mars"

"Kemi shkruar edhe në polici, kemi deklaruar që kërkojmë pagën e luftës i cili administratori na e ka mohuar, policia na ka thënë do merremi dhe do na japin përgjigje deri të hënën. Ne nuk do ndalemi, ne kemi vendosur që nuk do shkojmë punë. Nëse pronari na zëvendëson do të vazhdojmë protestat"

"Jemi disa gra, dhe puna jonë është shkëputur që prej 12 marsit. Administratorin e kontaktuam dhe na thotë nuk ju takon, se jeni në sistem, s'ju kemi hequr nga sistemi. Kemi vajtur në Bashki, bashkia na thotë do mundohemi ne. Te tatimet na thanë "po ju takojnë". Pasi kishin folur me administratorin na thanë "jeni me pikëpyetje", se ai nuk do të na bëjë dokumentet, kemi shkuar në polici dhe ata e kanë çuar", thanë punëtoret.

E njëjta problematikë është hasur edhe në qytetin e Durrësit. Punëtoret kërkojnë transparencë nga ana e drejtuesve lidhur me pagesën e luftës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
Punonjësit e fasonerisë në Durrës në protestë: Duam transparencë nga pronarët për pagën e luftës (VIDEO)

DURRËS- Dhjetëra punonjës të një biznesi fason në zonën e ish kënetës në Durrës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm kundër pronarëve, të cilët kërkojnë transparencë nga ana e drejtuesve lidhur me pagesën e luftës.

Punonjësit shprehen se janë sqaruar nga drejtuesit e ndërmarrjes për aplikimin, të cilët i kanë dhënë si argument se nuk ua pranon sistemi aplikimin, çka nuk i ka bindur punonjësit.

Punonjësit janë drejtuar edhe degës së tatimeve të cilëve u është thënë se pronari nuk e ka deklaruar të mbyllur aktivitetin ndaj aplikimi nuk iu është pranuar, ndërkohë që ato pretendojnë se që me datën 11 mars janë mbyllur.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 25/04/2020 08:41

    Puntore të tekstilit dhe jo fasonerise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës