Përmeti në Report Tv: Gati të bashkëpunoj me Bashën nëse kërkon hapjen e listave, me ndryshimin e sistemit Rama-Basha e Kryemadhi s'e kanë vendin e sigurt

TIRANE-Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pjesë e Bindjes Demokratike Andi Përmeti u shpreh në studion e Report Tv përballë gazetarit, se është gati që të bashkëpunojë me PD-në dhe Lulzim Bashën, nëse lideri demokrat i bashkohet nismës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pra hapjen e listave. "Duhet të ndajmë cfarë nënkupton kjo ftesë (nga PD), që dikush të vijë kryeministër duke hequr një tjetër, apo një tentativë për të ndryshuar sistemin politik shqiptar duke e bërë më të mirë. Unë jam gati, këtë e them edhe si përfaqësues i Bindjes, të bashkëpunoj që sot me Bashën me kushtin që të kërkojë ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura. Nëse Basha i bashkohet lëvizjes së të gjithë faktorëve politikë, që kërkojnë ndryshimin e sistemit. Kjo është bashkimi i forcave për të ndryshuar sistemin dhe Shqipërinë. Nëse e ndryshojmë të vetëm, Basha pastaj mund të dojë të bashkohet me ne. Një koalicion që në themel ka një vlerë. Kush i bashkohet kësaj beteje është në një front të madh opozitar dhe kundër qeverisë" tha ai.

Për Përmetin nëse hapen listat Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk e kanë vendin e sigurt në parlament. "Unë nuk kam qenë në takimin e parë me Ramën, diskutimi nuk është cfarë nuk shkoi. Duhen 10 deputetë, PS-ja ka 74, Reme, Lala, Elena Xhina dhe të tjerë kanë firmosur për lista të hapura. Pra mungojnë 10 deputetë për ta kaluar. Zoti Shameti nga PS-ja ka dalë dhe zyrtarisht ka kërkuar hapjen e listave. Edhe zoti Hyseni ka deklaruar se është pro hapjes së listave. Nevoja për të ndryshuar sistemin është imediat. Ndryshimi i sistemit i kalon demokracinë qytetarit. Duke hapur listat, ne po kërkojmë të garojmë dhe askush nuk e ka vendin e sigurt, as Rama, Basha apo Kryemadhi. Pasi do të kërkojmë votën qytetarit me emrin tonë. Me një garë që nuk ka të fituar që në fillim. Unë jam deputet i pavarur, përfaqësoj Bindjen Demokratike".

Aktualisht ka nisur një diskutim mbi ndryshimin e sistemit, kusht nga opozita parlamentare për të votuar reformën zgjedhore, por a mundet që PS-ja ta përdorë  si 'karrem' nismën dhe në fund të mos e votojë? "Kjo mund të ndodhë, nuk ka garanci. Por unë personalisht, kam bërë betejën për lista të hapura" përfundoi Përmeti. Opozita parlamentare kërkoi sot një tjetër takim urgjent me Edi Ramën, kryeministrin e vendit, me argumentin se në bisedën e parë që zhvilluan nuk morën përgjigje për kërkesat e tyre, hapja e listave, pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë