Tragjike në Elbasan/ Hapte dyert e mortit për burrin, vdes në aksident gruaja dhe tre familjaret, arrestohet shoferi (Video)

ELBASAN- Një tragjedi e dyfishtë është shënuar ditën e sotme për një familje në Elbasan, ku teksa po udhëtonin drejt Gramshit për të hapur dyert e mortit të bashkëshortit, ka humbur jetën edhe gruaja së bashku me tre familjare që u përfshinë në një aksident zinxhirë. Për këtë aksident është arrestuar shoferi i makinës 'Seat' ku udhëtonin viktimat, Gëzim Kotorri.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimat e këtij aksidenti tragjik të ndodhur në Papër të Elbasanit,  janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli 64-vjeçe, Lume Hoxha 28-vjeçe, dhe një vajzë 30-vjeçare e quajtur Jonida Kotorri, të cila i përkasin së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi, ndërsa kanë qenë në automjetin tip 'Seat' që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes.  Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se familjarët që kanë humbur jetën në aksident jetonin në Durrës dhe  ishin nisur drejt Gramshit për të përgatitur ceremoninë mortore për t'i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës (viktimë e aksidentit), por që ky udhëtim rezultoi të kthehej në një mort më vete. Sipas burimeve, Fatushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze. Ndërsa i arrestuari Gëzim Kotorri është bashkëshort i viktimës Jonida Kotorri.

Gëzim dhe Jonida Kotorri

 

Në aksident janë përfshirë tre automjete një tip 'Seat', një 'Ford' dhe një Skoda'. Makina tip 'Seat' drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë. Shoferi i automjetit Skoda që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë i Fordit është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Sipas Burimeve të Report Tv, makina tip 'Seat' ku ndodheshin viktimat fillimisht ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar disa herë në rrugë për shkak të lagështisë dhe më pas është goditur nga makina tjetër, ndërsa pas saj një tjetër makinë është përfshirë në aksident.

"Grupi hetimor  ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprak. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar. Ndërkohë që shkak për këtë aksident tragjik dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë që ka bërë spostimin jashtë rruge të mjetit tip Seat.

Në raportin e publikuar këtë të hënë nga INSTAT, 137 njerëz kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në tetë muajt e parë të këtij viti. Këtë vit vërehet një rritje e ndjeshme e femrave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore.

Viti 2019 rezulton të ketë ‘ndërgjegjësuar’ qarkun e Dibrës, i cili ka ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve për këtë 8 mujor (janar- gusht). Sipas publikimit më të fundit të Instat për aksidentet rrugore, gjatë kësaj periudhe në qarkun e Dibrës janë shënuar 8 aksidente rrugore, ndërkohë që për janar- gusht 2018, ky numër ishte 24. Ndërsa qarku i Tiranës, vazhdon të jetë në vendin e parë. Vendi i dytë i përket qarkut të  Lezhës me 111 aksidente rrugore në 8 muaj.  Por përpos shifrave dëmi ekonomik që vjen nga aksidentet mbetet i lartë në shifrat e 2 mld lekëve.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 23/09/2019 21:10

    Lajthitje,papergjegjshemeri,cmenduri,idiotesi,idiotesi dhe perseri idiotesi,injorance e theksuar per jeten,per te tjeret,per mjetin qe drejton.ne shi hecet ngadale,me goma lageshtire dhe jo me goma behari.ecni ngadale dhe mesoni nga tragjedite.te gjithe te mesojme.

    Përgjigju
  • shkodra: 23/09/2019 19:52

    Elbasani spo gjen paqe a doket mu a po e ndjekin tan tzezat Allahu I ruajt

    Përgjigju
  • Çolet: 23/09/2019 19:44

    98% te aksidenteve i bejne fshatarëtë

    Përgjigju
  • Lushnjari Presh e Lakër: 23/09/2019 19:41

    U shojten shqiptart nga 3, 4, 7 vete ne dite vdesin, u shojten!

    Përgjigju
  • Edi: 23/09/2019 18:48

    Elbasanin e ndjekin shume keto fatkeqesi mjafton te kujrojme aksidenrin tragjik te 18 studenteve qe humben jeten ne nje ekskursion ne Sarande. Ngushullime familjeve qe humben te afermit e tyre, Zoti jua lehtesofte dhimbjen qofte i lehte dheu.

    Përgjigju
  • Gazi: 23/09/2019 18:31

    Vej bast se asnje nga viktimat nuk e kishte rripin e lidhur

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 23/09/2019 18:19

    Ata kuksianet me ate Ford-in blu paskan qene me fat sepse ata shkembinjte me te cilet jane perplasur mund t`i kishin rene makines persiper dhe t`a benin pete!! Nje pyetje kam: Sa i trashe nga mendja duhet te jete nje polic rrugor qe patrullon ne autostraden Milot-Lezhe dhe nuk i shkon mendja te ndalet tek pronari i atyre gureve (dhe jo vetem atyre se ka me dhjetra buze autostrades) dhe t`i thote largoji nje çike nga karrexhata se mund te behen burim aksidenti me pasoja fatale??!!

    Përgjigju
    • Polici: 24/09/2019 11:31

      Guret nuk kane fare lidhje me karrexhaten

  • helbete: 23/09/2019 18:18

    Ta gezoni kapitalizmin the pronen private te dhj***... Edhe teneqet me rrota gjithashtu...

    Përgjigju
  • Erik: 23/09/2019 16:52

    Ngushellime te afermve per kete humbje te shumefishte. Me zi se kaq nuk ka si te behet fati. Ecni avash o njerez, se ikni e s'ktheheni me.

    Përgjigju
  • KIRI: 23/09/2019 16:07

    ECNI avash o katunare se makina eshte e rrezikshme ,,,edhe me 30 km ne ore te merr jeten,,,...thirrini mendjes ,,mos beni marrezira,,mbani distance nga njeri- tjetri….

    Përgjigju
    • askush: 23/09/2019 22:45

      Mire e ke mo vlla po edhe te jesh ne rregull ti vete si individ s'jane te tjeret cti besh duhet me ven mend ne koke

  • Atdheu: 23/09/2019 16:02

    Shipeci i poshtër primitiv, gjak derri, nuk mbushet mend. Këtyre stërvinave ( do thoshte Atë Gjergj Fishta ) duhet lejuar vetëm biçiklet me tre rrota. Po i marin në qafë të pafajshmit...Se vet si e kerkojn le ta gjejn secili...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale