Makina përplaset me autobusin, vdes shoferi! 6 të plagosur rëndë...Trafiku në Fushë-Krujë 10 km (VIDEO)

FUSHË- KRUJË- Përplasja e një makine me një autobus udhëtarësh nga Shkodra ka rezultuar fatale për njërin nga shoferët, e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre rëndë. 

Ngjarja tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, ku mësohet se ka humbur jetën shoferi 59-vjeçar F.Xh.. Shkak i këtij aksidenti ka qenë një ndërhyrje e gabuar e një prej automjeteve, por nuk dihet eksaktësisht nëse bëhet fjalë për veturën tip "Benz"  dhe autobusit "Volkswagen".

Po si pasojë e përplasjes janë plagosur dhe 6 pasagjerë, mes të cilëve, siç raporton gazetari i Report TV, Jul Shota është edhe një fëmijë rreth moshës 1-vjeç. Gjendja e disa prej tyre është e rëndë e për pasojë janë dërguar me ugjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar edhe një trafik i rënduar që shkon deri në 10 km, çka ka bërë që edhe ambulanca të vijë me pas më shumë se 60 minutash.

Ky aks është një nga problematikët, me mungesë sinjalistike rrugore dhe ndriçimi, ku mësohet se vetëm vitin e fundit janë regjistruar mbi 10 aksidente, e megjithatë, pavarësisht kësaj nuk është marrë ende asnjë masë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 01/03/2020 20:23

    U shojtene shqiptarët nga 3-5-7 në ditë vdesine nga aksidentet e atentatet. Sa keq!

    Përgjigju
  • lani: 01/03/2020 18:37

    KETE RRUGE e kemi dhurate nga ilir meta tirane-shkoder,,,,ky eshte nje investim kriminal I bere nga nje kriminel -hajdut si ilir meta,,,ne vend qe te behej autostrade 3 me tre korsi e beri nje me nje nga ku po thyejne turinjte shqiptaret perdite,,,ilir meta te thirret I pandehur nga spaku per kete rruge qe po merr me mijera jete shqiptaresh….

    Përgjigju
    • Vlonjati Pjella e Lushnjarit: 01/03/2020 20:36

      Shqiperia eshte vend i vogel dhe pervec kesaj fusha ka shume pak, Pra eshte kryesisht vend malor dhe shpejtesia në nje vend te tille nuk duhet te kaloje 60 ose 80 km/h. Me nje shpejtesi te tille nuk vdes askush por shqiptarit i marin trute erë kollaj fare. Eshte gjaknxehtë , inatci dhe i rrembyeshem. Mendimin për me mire dhe logjiken pse nuk e ka ose e ka te fjetur fare. Eshte budallallek te vdesesh në rruget tona qe nuk jane rruge shpejtesie. Ate rrugen qe thua ti me 3 korsi vajteje e 3 ardhje, dmth me 6, eshte e pamumdur për nje terren te tille si Shqiperia ose i bie pastaj qe te kesh fuqi te madhe ekonomike qe nje autostrade te tille ta ngresh siper me platforma. Keshtu qe kthehu me mire tek rruga qe ke dhe ul shpejtesine nse do te jetosh!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin