Dy aksidente, në pak minuta në Vlorë! 3 makina bëhen 'copa', 6 të lënduar (VIDEO)

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Vlorë duke shënuar 6 të plagosur, mes tyre një i moshuar në gjendje të rëndë. Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona në aksin rrugorë Drashovic-Peshkëpi në Vlorë, ndërsa janë dashur 3 ambulanca për të transportuar të plagosurit në spital. Automjetet konkretisht një Volksëagen me targa AA 827 VP, Benz me traga AA 502 VC dhe një Toyota me targa 909 SK, janë aksidentuar mes tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Fillimisht kanë qenë dy automjetet tip Benz dhe ajo Volksëagen që janë përplasur mes tyre dhe më pas është goditur edhe makina tjetër tip Toyota. Nga përplasja janë lënduar 3 anëtarët e familjes që udhëtonin me makinën Benz dhe drejtuesit e makinës Volksëagen dhe Toyota. Policia ka shoqëruar dy persona si shkaktarë të aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa grupi hetimor vijon punë për zbardhjen e plotë të saj.

 

1581523556_aksidentvlore.jpg

Makinat e aksidentuara

Një tjetër aksident është shënuar në Vlorë, në zonën e Pyllit të Sodës në rrugën që të çon për në Zvërnec. Një makinë tip Golf 5 ka përplasur një të moshuar rreth 70-vjeç. I moshuari ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spata: 13/02/2020 17:03

    Kjo quhet rruga e lumit te Vlores qe pershkruan mbi 16fshatra per te dal ne Qeparo e me pas drejt Sarandes.Ka nje impakt pozitiv qe duhet vlersuar per te zhvilluar keto fshatra qe nga dita dotes boshatisen.Zdo shume mendje qe kultura per te vlersuar rregullat e qarkullimit rrugore jane per te deshiruar.Po nuk vdiqen ca koka me cepa skane per tu shmangur perplasjet me makina.Ne keto fshatra ka makina qe nga 90 qe skane kaluar njeher kontrollin teknik.Nuk behet fjale per kalimin e testit te aftesive.Po te behet kontrolli I dokumentacjonit do gjeni xhevaire te lashtesise.

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 12/02/2020 20:10

    Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Gjorme: 12/02/2020 17:18

    Jeta e padurueshme ne Vlore, ju lutem instaloni reparte te fuqishem të policise ushtarake në Vlore qe të bëjë zape minjete e të gjitha drejtimeve qe të shpetojme. Njerese të liqe ka Vlora

    Përgjigju
    • Tirona: 12/02/2020 20:17

      Vendi me paqesor ne vlore ky me emrin gjorm duhet te jet maskara.. popull i shkelqyer mikprites dhe shum te dashur sa te vij behari do vim ne vlore do bejm plazh do kenaqemi.. me ket rast i pershendes te gjith vlonjatet kudo ku ndodhen perqafime te gjitheve..!posht ky fshatari nga gjormi qe nxierr vrer nga goja..

    • Miku: 12/02/2020 19:52

      Ore po qenke nje djal i poshter nje spiun ti ste pushoka goja ne cdo cep ik ore zjamishuar se do vdesssh per buk

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë