6-vjeçarja aksidentohet për vdekje në derë të shtëpisë në Tiranë! Banorët: Rruga problematike, makina me 3 burra u largua! Policia kap shoferin

Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria".

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se shofer i makinës ka qënë Alban Guri. Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia. Ata shtojnë se makina ishte një fuoristradë e zezë, brenda së cilës ndodheshin 3 burra.

Në familjen e të miturës ishin 4 fëmijë, dhe sipas fqinjëve në këtë lagje jetonte me qira me babain e saj, ndësa prindërit i kishte të divorcuar.  Familjarët dhe fqinjët janë të tronditur nga ngjarja, pasi ka ndodhur shumë shpejt, dhe për pak ajo mund të kishte përfunduar në një tragjedi, pasi e mitura ndodhej në derë të shtëpisë së bashku me vëllanë e saj, sepse kishin qenë në supermarket për të blerë pambuk sheqeri.

6 vjeçarja pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme, ndërsa makinës së tij po i bëhet ekspertiza. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Banorët e lagjes thonë se rruga "Ramë Sadria" është problematike dhe aksidenti ishte paralajmëruar. Sipas tyre rruga ka shumë lëvizje dhe mungesë trotuari, ndërkaq edhe makinat lëvizin me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Kujtojmë se fillimisht policia raportoi se e mitura që ka ndërruar jetë nga aksidenti ishte 10 vjeçe, mirëpo fqinjët që u prononcuan për Report Tv thanë se viktima është 6 vjeçe.

Makina që aksidentoi 6-vjeçaren

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Ramë Sadria”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​ këmbësoren e mitur me iniciale A.P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1610887571_njazimeka001001.jpg

Pamje pranë shtëpisë së të miturës, ku ajo u aksidentua për vdekje

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Aksidenti në Tiranë, e mitura u përplas nga makina në derë të shtëpisë! Fqinjët: Rruga s’ka trotuar, mjetet kalojnë me shpejtësi! Shoferi u arratis (VIDEO)

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka shkuar pranë rrugës ku është përplasur për vdekje një e mitur sot në Tiranë.

Sipas dëshmisë së fqinjëve e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur më vonë.

“Paralajmërimi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, ska trotuar dhe ecin shpejtë. Rruga është problematike”, tha një banor.

“Janë me qera, vajza e vogël është 6 vjeçe, jeton me qera me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë. Fëmija i parë ka dalë ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristradë e zezë me 3 burra, ska ndaluar, ka ikur por është kapur”, tha fqinja tjetër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 17/01/2021 20:52

    Për redaksinë:nëse keni mundësi bëni një kronikë tek rruga Shefqet Kuka dhe shikoni çfar tmerri,ndoshta merret ndonjë masë e kursehet ndonjë jetë.

    Përgjigju
  • Lala: 17/01/2021 20:15

    Pervec shoferit qe shtypi.pasagjereve per moskallezim krimi ose bashkepunim duhet te futen ne burg edhe inxhinjeri e pronari i firmes qe kan ndertuar ate rrug dheee gjithashtu ata te urbanistikes a ose kontrollori qe ka marr ne dorezim rrugen.a se harrova edhe pronari qe ka ate shtepin qe ka zen trotuarin duhet te futet ne burg per korrupsion sepse e sigurt qe ka dhen lek per te mos i prishur ate te dal ne rrug.e duke qen se kaloj pothuajse perdit ne ate rrug ajo pjes esht len ashtu vetem per nje pal shkall qe cojn ne tarrac te shtepis.plera njerez qe smendoni pervec se me fituar e me nxjerr dhjam nga pleshti.fismidhje njerez

    Përgjigju
  • Optimus Prime: 17/01/2021 20:06

    Asnjërit nuk i bëri përshtypje që dera del direkt në rrugë dhe që nuk ka asnjë trotuar vetëm mua???

    Përgjigju
  • USA: 17/01/2021 19:06

    Po pse nuk ndalove mor plehre...po sikur femija te kishte nevoje per ndihme? Me cfare shpejtesie ishe qe e vdiqe femijen? 3 barkderra brenda makines a nuk i foli asnjerit prej jush NDERGJEGJA, NJEREZILLEKU, NDJENJA FAJIT??? Joooo eeeee...Mos befshi KURRE hajer ne kete jete.

    Përgjigju
  • Faik: 17/01/2021 18:51

    Shofera KRIMINELË , BANDITË , HORRA dhe PIDH MOTRA , që nga ARROGANCA , KARAGJOZLLIKU dhe KARSHILLIKU , fusin poshtë RROTAVE FËMIJË MINORENË , PLEQË , PLAKA , GRA SHTATZËNA etj etj etj etj !!! Kéta SHOFERË KRIMINELÈ dhe DOBIÇA duhen VARUR prej GJUHE ose duhen VARUR prej VESHËSH tek SHESHI SKËNDËRBEJ dhe të bëhen SHEMBULL njëherë e përgjithmonë , sepse kèta KRIMINELË NUK po KURSEJNË AS të MITURIT !!!!!!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS