Me shpejtësi skëterrë përplasi me makinë 23-vjeçaren dhe i këputi këmbën, arrestohet djali i ish-zv.drejtorit të policisë Erzen Breçani

Jehon Breçani, 19 vjeç, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani, i është komunikuar sot arresti me burg, pas aksidentit  që u regjistrua pasditen e djeshme në rrugën  "Xhanfize Keko" në Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë 23-vjeçarja Xhesina Gega.

Breçani përplasi me makinë dje 23-vjeçaren Xhesina Gega, e cila ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. 

E reja i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.

Si ndodhi aksidenti

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 12/06/2021 01:21

    Keto jane pjellat qe mbolli saliu. Uroj qe kjo pune te zgjidhet me gjakmarrje se me drejtesi si zor se do behet.

    Përgjigju
  • Lui: 11/06/2021 18:08

    Arrestimin e beni ju. E mbani disa dite dhe kaq. Problemi me i madh eshte a do te denohet apo jo. Dhe nese Po, te mos denohet vetem me gjobe se eshte krim i dyfishte. Ai te pakten duhet te denohet 4-5 vjet burg.

    Përgjigju
  • fatosi: 11/06/2021 16:47

    Maskara I poshter....rrace e qelbur maloku...

    Përgjigju
  • agron: 11/06/2021 14:16

    kontigjent krimi. me vjen keq per vajzen e pafajshme qe eshte demtuar kaq rende nga nje qelbesire si ky

    Përgjigju
  • Mondi: 11/06/2021 13:50

    Xhinsi berishve. ku I gjeti parate 19 vjecari I biri I policit qe te bleje ate makine.

    Përgjigju
  • Qwert: 11/06/2021 13:23

    U arrestua ? Pse ka shtet ne shqiperi..cudi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!