Përplasi për vdekje 27 vjeçarin në Kavajë, shoferi ndërron fenerin për t'u fshehur, por zbulohet

Feneri i ndërruar , makina dhe foto nga vendi i ngjarjes

Një 46 vjeçar është arrestuar si i dyshuar nga policia për aksidentin e para 3 ditëve në qendër të Kavajës në të cilin mbeti i vdekur Çaush Ballabanin. Identifikimi i Aurel Xhanin, është bërë i mundur nga policia pasi vetë drejtuesi i mjetit ndërroi fenerin e përplasur të makinës për të humbur gjurmët.


Po ashtu policia ka siguruar dhe pamje të mjetit të Aurel Xhanit duke u larguar nga vendngjarje ditën e aksidentit. Nga ngjarja e të martës në qendër të Kavajës mbeti i vdekur 27 vjeçari Çaush Ballabani i cili ishte duke drejtuar një biçikletë në momentin kur 46 vjeçari Aurel Xhani përplasi për vdekje Ballabanin dhe u largua menjëherë nga vendngjarja duke përfituar dhe nga errësira. 

Pamje të siguruara nga Policia të makinës duke u largua nga vendngjarja

a.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Loku veri: 15/02/2019 23:40

    Kalbeni Brenda legenin.duhet te denohet per vrasje.

    Përgjigju