Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, lihet në burg Arjan Tase! Dëshmia në gjykatë: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë. Në seancën gjyqësore, Tase nuk ka kundërshtuar masën e sigurisë dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë së Shtetit. “Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit”, ka thënë Tase. Gjithashtu në dëshminë e tij ka thënë se nuk donte të ndodhte, por nëse do të rrotullonte skafin në anën e kundërt, mund të kishte vrarë familjen e tij pasi në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. 

Ndaj tij rëndon akuza 'vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte' , vepër që dënohet 15 deri 20 vjet burg. Ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi me një akuzë më të lehtë “vrasje nga pakujdesia”, që nuk shkonte më shumë se 5 vite burg. Por prokurorja Laze, pas analizimit të provave vlerësoi se vrasja nuk kishte ardhur nga pakujdesia, pasi oficeri ka shkelur ligjin duke hyrë me dashje në zonën e përcaktuar për pushuesit. Ndërkohë prokuroria ka paraqitur një video në cilësinë e provës materiale ku dallohet se mjeti lundrues ka dalë jashtë kontrollit. Në gjykatën e Vlorës ditën e sotme nuk ka pasur asnjë familjar apo dhe qytetarë. Seanca e cila zgjati rreth 80 minuta u shoqërua me forca të shumta policie. 

Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Përplasi për vdekje të miturën me gomone, Arjan Tase: Nëse do rrotulloja skafin në anën tjetër, do vrisja familjen time

1659703364_page.jpg

Në seancën gjyqësore, Arjan Tase është shfaqur i tronditur pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

"Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese, ka thënë Tase. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrësesi,  por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. Nuk doja të ndodhte. Pashë që kishte dallgë, po qëndroja pak larg njerëzve”, tha Tase.

Ora 13:45
Lihet në burg Arjan Tase! Në seancën gjyqësore i kërkon falje familjes se 7-vjeçares dhe policisë

1659611634_ArjanTase.jpeg

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për komisarin Arjan Tase, i cili hyri me gomone në zonën e plazhit dhe përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Në seancën gjyqësore, Tase nuk ka kundërshtuar masën e arrestit dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 06/08/2022 21:57

    Te varet ne mes te Tiranes. Ne te kundert babai I femijes duhet te beje vetegjyqesi. Nuk ka rruge tjeter

    Përgjigju
  • hasani: 06/08/2022 20:06

    peshku eshte qelbur nga koka,,,,duhet te dorehiqet e gjithe qeveria....

    Përgjigju
  • Tani: 06/08/2022 11:42

    Ky do plumbin kokes, jo burg. Familja te marre hak me kanun. As gjyqtaret nuk te denojne po vrave nje mbeturine si ky.

    Përgjigju
  • kastriot: 06/08/2022 04:53

    mose e lini te dalme jashte ky pler m...atje te ngordhi c'jane keto lloje kafshe qe rriten ne vedin tone yyyy ju vrafte zoti

    Përgjigju
  • jani: 06/08/2022 02:13

    maskara i poshter,,,po te isha ume babai i vajzes do te kisha vrare ne vend,,,,qenef i ridhjerdhes...

    Përgjigju
  • Cuko: 05/08/2022 23:26

    Ky e pranon qe ka bo vrasje me dashje , shpetoi familjen dhe vrau te tjeret. Fshatar i ngritur ne detyre si shef analfabetesh

    Përgjigju
  • Iris: 05/08/2022 23:22

    D.m.th. e ktheve gomonen nga femija i botes,sepse nuk prishte pune se mund t'a aksidentoje,sa kohe qe nuk ishte familja jote dhe viktima ishte femije e nje tjetri?!

    Përgjigju
  • Sas: 05/08/2022 17:16

    Ky legen pordhac vetem 10m larg e kishte koridorin e mjeteve, me dashje ka hyre aty. Per te qeshur e per burg eshte akuza e AMP per vrasje nga pakujdesia. E para se akuzat i ngre prokuroria. Re dyta zoteria nuk ishte ne detyre por pushues me breke e skaf.

    Përgjigju
  • Tirona: 05/08/2022 17:12

    O polic bq ti je për të myt me buk në gojë. Të fus plumin i the babës asaj kur ishe no gomone e rrije si p* none. Ti duhej vra në ven por çe do që skishte na njoni nai gjo aty

    Përgjigju
    • Fieri: 05/08/2022 21:55

      Nuk I tha ashtu Fare ca flet ti vrasesh femijen e ti fusesh pluming

  • Cuci: 05/08/2022 16:45

    Ngrihi motorrat fiki dhe le te perplaset fomonje ne breg o idiot..cfare dmth kjo qe patjeter do vrisje dike..kafshe injorante.. Shteti dhe cuci r nano akoma.me.keq nfalojne gjithe mjetet te dalin..po nese behet aksident ne toke duhen bllokuar gjithe makinat?? Shtet i deshtuar dhe njerez te marrosur

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/08/2022 16:02

    Si kuader i policise shtetit ti duhesh bere shembull. I pa karakter,inkurajues,,gjenerues dhe realizues krimi. Ti je shembulli me negativ i nje agjencie spettatore korruptonjese. Kupola e a

    Përgjigju
  • Miku: 05/08/2022 15:40

    Ngushellime familjes. Fakti qe shumica e mjeteve ujore (motore, varka, skafe) jane kyçur, ngre alarmin se shumica jane pa dokumentacion te rregullt. Edhe me rregulla rrumpalle (sic thone qe licencat e patentat jepen havadan), prape operatoret jane me probleme. Shteti te shofe keto Agjencite e Bregdetit e strukturat e tjera e te vere rregull. Drame.

    Përgjigju
  • Albblog: 05/08/2022 15:18

    Domethen ky e kishte te qart qe do vriste nje njeri - ose familjen e tij ose ate vogelushen, edhe zgjodhi te vrasi vogelushen. Domethen vrasje me dashje - duhet te behet shembull e te kalbet ne burg!!!!!!

    Përgjigju
  • Drini: 05/08/2022 15:00

    Nga kjo tragjedi duhen nxjerre mesime nga te gjithe Eshte nje tragjedi e madhe per keta prinder qe te humbasin femijen e tyre 7 vjec ne kete menyre. Ne vetem nmund te ngushullojme familjen per kete tragjedi.Edhe mua nuk me duket aksident por fjalen perfundimtare e thote prokuroria dhe prokuroria vendosi Oficeri ka shkelur ligjin duke hyrë me dashje në zonën e përcaktuar për pushuesit. Ai qe e beri kete vrasje duhet te marre denimin maksimal qe parashikon ligji. Qendrimi i tij arrogant pas ngjarjes e nxjerr ate nje kriminel gjakeftohte.Kjo ngjarje nga ekspozon shume probleme qe kemi si shoqeri. Ne jemi indiferent si popull, nuk reagojme shume ndaj padrejtesive dhe shkeljeve te ligjit. Me ben pershtypje qe vetem nje hollandez u fut per te marre femijen dhe asnje shqiptar. Mendoni ju se kjo nuk do te thote gje per ne shqiptaret? Sigurisht qe do te thote shume - ne vetem ankohemi e qahemi por ne nuk veprojme por bejme sehir. Ne nuk organizohemi dhe te luftojme deri ne fund per nje ceshtje me rendesi, per nje kauze.Po keshstu gazetarja ngre nje problem shume te madh qe ne media pothuaj nuk po permendet fare. Femijet thote ajo hidhen nga moli ne det, pa patur mbikqyrje nga askush.Eshte problemi i lenies se femijeve te pa monitoruar te lene vetem ne det dhe prinderit te shtire ne rere.Mendoj se duhet te nxjerrin mesime nga kjo tragjedi duke filluar nga nga qeveria, policia, bashkite e qyteteve qe kane plazhe dhe prinderit.

    Përgjigju
    • Une: 05/08/2022 15:31

      Mos bej komente duke u bazuar me ato qe lexon ne media. Fati i tij i keqe eshte se i iku gomonia nga duart dhe mund te vriste femijen e vet nese gomonia do rrotullohej nga ana tjeter. Por puna eshte se ai nuk duhet te ishte fare aty e ta vendoste veten ne ate situate. Tjetra, policia nuk duhet ti lejonte ato mjete ne plazhe megjithese kishin ndodhur ngjarje te renda. Sot pershembull i kane hequr te te gjitha skafet nga plazhet. Nese do te ishte bere me pare nuk do kishte ndodhur kjo tragjedi. Kur te vinte mende nuk ti hane as qente.

  • Alibia: 05/08/2022 14:57

    Dmth vrasje me dashje!

    Përgjigju
  • Lala: 05/08/2022 14:44

    Masi I vrave femijen ..mbasi I the ik se do te fus plumbin babes QE te kerkonte llogari..mbasi qendroje si gjel ne skaf Pas vrasjes u kujtove.te kishe kerkuar ne ate moment falje e ndjes e te shprehje pendim do te besoja.

    Përgjigju
  • Ska shtet: 05/08/2022 14:42

    Gjith cunat e ri police i ke me kapele borseta me makina pa letra me xhama te zi qe parkojn vend pa vend e ecin shpejt . Zdihet a jan kriminel a police

    Përgjigju
  • Berti: 05/08/2022 14:38

    Ju keni te drejt se doni te beni lajme. Po per te miren e te gjithve boll na i nxoret para syve keta lloj rop q*rash se na shpifet jeten…

    Përgjigju
  • Shkodra: 05/08/2022 14:06

    Ik mor te q ropt tashi kerkon falje a ?? Atje maje gomones beje si i fort . Ishalla te denojn 20-30 vjet o gango.

    Përgjigju
    • A. N.: 05/08/2022 14:15

      Pak nga pak po ja ulin denimin. Nga 20 vjet qe ishte maksimumi tani do jete 15vjet. Te shohim sa do i japin ne fund dhe sa do qendroje ne burg realisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin