Përplasja e Metës me Yuri Kim, Bamir Topi: SHBA aleat i vërtetë i Shqipërisë! Nuk bëjnë diplomaci, janë drejtpërdrejtë sepse s'kanë hile

Ndonëse nuk pranoi të komentonte gjuhën e përdorur nga Presidenti Ilir Meta gjatë fushatës elektorale, ish-Presidenti Bamir Topi tha se një kryetar shteti duhet të flasë me një fjalor të moderuar dhe se në atë pozicion është për të dhënë mesazhe për ruajtjen e qetësisë në situata të vështira.

I ftuar në "Repolitix", Topi u ndal edhe te marrëdhënia me SHBA, që i konsideroi aleatë të padiskutueshëm dhe të sinqertë të Shqipërisë dhe Popullit shqiptar. Ndërsa Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta ndaj ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i shtetit, duke u nisur nga eksperienca e tij, tha se marrëdhëniet me ambasadorët e SHBA janë marrëdhënie me Amerikën. Sipas tij, SHBA nuk bën diplomaci dhe janë të drejtpërdrejtë sepse janë të vërtetë.

"Mund ta deklaroj solemnisht që unë aleat në 5 vite president nuk kam patur shqiptarët, sepse kam qenë mes dy zjarreve, zjarri i maxhorancës politike dhe një lojë tinëzare të opozitës së Edi Ramës. Ishin këta që shkuan deri në atë përplasje që mban vulën e 21 janarit dhe nëse unë kam patur aleatë të vërtetë që më janë gjetur në sekondë, janë SHBA. Janë aleatë të vërtetë. Unë në politikë kam kaluar situata të jashtëzakonshme. Këtu nuk është problemi individual, kur them kam patur aleatë të fortë SHBA, i kam patur si kryetar shteti dhe në mënyrë absolute aleatë të popullit shqiptarë. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Marrëdhëniet me ambasadorin janë marrëdhënie me SHBA. Nuk kanë nevojë amerikanët të bëjnë dipomaci, janë të drejtpërdrejtë sepse nuk kanë hile. Unë nuk besoj që ka marrëdhënie personale, të personalizuara me ambasadorët, nuk ka mesazhe personale kur ata kanë për të shprehur diçka në publik", tha ai.


Lajmi kryesor:

Kontestimi i 25 prillit/ Topi në Report Tv: 'Luftë' e Bashës për të ruajtur karrigen e tij, nuk është liruar nga Berisha që do pronësinë e përhershme të PD


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS