Përplasja gjatë spektaklit, Robert Aliaj ofendon konkurrenten: O gore! Alketa Vejsiu i kundërvihet

Përplasja gjatë spektaklit, Robert Aliaj ofendon konkurrenten: O gore! Alketa Vejsiu i kundërvihet

Alketa Vejsiu dhe Robert Aliaj

Spektakli i ‘Love Story’ është shoqruar mbrëmjen e sotme me debate të forta ku moderatorja Alketa Vejsiu është përplasur me Robert Aliajn.

Konflikti nisi pas pakujdesisë nga ana e Robert Aliaj ku përdori një ofezë ndaj një konkurrenteje duke e quajtur ‘gore’.

Alketa Vejsiu iu drejtua Aliajt duke i thënë se nuk mund tia thuash ato fjalë një vajze, ndërsa moderatorja dhe opinionisti akuzuan njëri-tjetrin për banalitet.

 Roberti: Daniela, tani e kupton duhet të balancohesh pak. Po u jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu.

Daniela (konkurrentja): Fakti që… unë kam të drejtë të flas.

Roberti: Po del një gore, po del gore.

Alketa Vejsiu: Robert të lutem.

Roberti: Po të lutem tani, mos na tregoni…

Alketa Vejsiu: Mos e banalizoni tani.

Roberti: E di çfarë është etika e komunikimit, argumenti që ne themi.

Alekta Vejsiu: Po argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze.

Alketa Vejsiu: Po e banalizon ti

Nuk është hera e parë që deklaratat e opinionistit Aliaj janë kthyer në debate të forta gjatë emosionit. Jo më larg se një javë më parë Roberti pati një përplasje të thellë më këngëtaren dhe kolegen e tij opinioniste ku ky i fundit ironizoi hapur Bleona Qeretin dhe të gjitha gratë që jetonin në një farë moshe të caktuar me prindërit. Sherri mes jurisë vijoi edhe me ofeza.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shikuesi Ekranit TV: 07/12/2021 12:40

    Jam nje shikues i rregullt ne Ekranet Shqipetare Eshte per te ardhur keq ne disa Juri Anetare Jurije ose te Ashtuqujtur Opionista verehet nje nivel i dobet i tyre ne drejtimin e emisioneve Ofendojne ne menyren me Banale Konkurentet ne emision sikur keta te fundit te ishin injorantet e botes pa personalitet Turp Keta te rinj e te reja shqiptare vijn dhe zgjidhen nga disa njerez profesionist ne fushat e tyre per te nxjere ne pah Talente Shqiptare Kurse Jurite dhe Opinjonistat qe nuk e dime se si perzgjidhen po shikojme se jane nivel shume shume te dobet Rasti konkret jane Robert Alija dhe Arian Konomi ne emisionet e tyre Ne si shikues mendojme se keta indivite nuk duhet te vihen ne Ekranet Televizive Jane turpet e Ekranit

    Përgjigju
  • CENI: 07/12/2021 09:08

    ky roberti esht nje shemtire e nje lloj pis njeriu qe vetem e banalizon kete emision .....mire tju behet ju qe e ftoni ne emision sa tju iki audienca 0000.kush e shef ate lloj njeriu me mendimet e tij te vyshkura sic esht vete,dhe ne veshje e demostron qe esht njE KLLOUN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS