Përjashtoi gazetarin për 3 muaj, Rama: Nuk mund të legjitimohet liria e shkeljes së etikës brenda konferencave të mia

'Liria e shkeljes së etikës brenda konferencave të mia nuk mund të legjitimohet!' Kjo është përgjigja e kryeministrit Edi Rama pas kritikave që shkaktoi vendimi i tij, për të përjashtuar për 3 muaj, nga konferencat e tij, gazetarin Klevin Muka.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë thotë se është tërhequr nga përpjekja për të normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes në epokën e rrjetet sociale, e cila ka marrë përmasa katastrofike dhe këtë e ka bërë si një reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim. Por shton kreu i qeverisë, ky vetërregullim nuk ka ndodhur dhe as legjitimimi i lirisë së shkeljes së normave etike në praninë e tij nuk ka për të ndodhur.

Megjithëse asnjë gazetari të asnjë mediaje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri, shton kryeministri Rama, sipas tij janë shtuar shpifjen e ëshë ulur rankimi. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama përsërist sërish se askush nuk do të ushtrojë publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës.

‘E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s'mund të plotësohet. Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim.

Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë! Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave. Por ja që asgjë s'ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi! Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t'ju thotë "plaç", po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!- shkruan kryeministri Rama.

Pak ditë më parë në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 03/07/2022 19:55

    Nje vendim mjaft i drejte kryeminister…kushdo qe nuk e merr me seriozitet punen qe ben duhet te marre denimin qe meriton

    Përgjigju
    • Zulu: 03/07/2022 22:24

      O barbon nje pyetje te drejt i ka bere, sa jane bere te gjithe politikanet miljardera. Fucking arse Licker

  • Luani: 03/07/2022 18:10

    Keto jane gazetare te nxjerre nga profesoret Mark Marku,Gjakmarkaj ,e shum e shum profesor gazetarie te vendosur me shumic,pa merite ne kohen e non gratave.

    Përgjigju
  • Reshter Flmur Noka: 03/07/2022 17:19

    Bravo Edi Rama je gjigandi i Shqipris në gjith historin e kombit Shqiptar. Malokun salhe bajgën e ke nxjer te plerat. E kta analfabet prap smarin vesh vazhdoin e flasin si karalloi po kta të gjith karotën do të kafshojn se populli ty të do. Hec përpara Ed Rama.

    Përgjigju
  • martin: 03/07/2022 16:24

    pyetje totalisht jasht etike. gazetar qe nuk e meritojn punen qe bejn shum turp sepse ne si popull duhet te informohemi nga ata

    Përgjigju
  • emanuela: 03/07/2022 16:22

    mendoj se gazetaret po abuzojn shume me lirine qe iu eshte dhene. keni folur sic duhet se gazetari duhet te ket etike kur drejton pyetje dhe merr pjese ne konferenca te tilla

    Përgjigju
  • Klajdi: 03/07/2022 16:01

    Ket gazetarin ja jap me 100 firma qe e pagujn me bo kshu pytjesh se e kam pa edhe here tjeter

    Përgjigju
  • Klevi: 03/07/2022 16:00

    Liria jote mbaron aty ku fillon e imja kshuqe ai gazetari pordhac ta beje mend mire kur te beje pyetje te tilla

    Përgjigju
  • Freedompress: 03/07/2022 15:53

    Politikanet ne Shqiperi jane mesuar me gazetare te blere qe pyetjet ua shkruajne vete dhe kur u vjen ndonje e papritur iu djeg...

    Përgjigju
  • Klea: 03/07/2022 15:30

    Duje pare dhe analizuar situaten mendoj se eshte e drejte vendimi qe ju dhate z. rama! Gazetari duhet te kete me shume kujdes ndaj pyetjevr te tij!

    Përgjigju
  • Koli: 03/07/2022 15:29

    Ju jap te drejte plotesisht sepse gazetari nuk mund te drejtohet me nje pyetje te tille ministres

    Përgjigju
  • Rea: 03/07/2022 15:15

    Duhet te jemi te vetedijshem per ate qe flasim

    Përgjigju
  • Rea: 03/07/2022 15:14

    Ne momentin qe flasim duhet tr jemi te vetedijshem

    Përgjigju
  • Sea: 03/07/2022 15:14

    Duhet te dijme se ca flasim

    Përgjigju
  • Tana: 03/07/2022 14:20

    Se kuptoj. Gazetaret duhet te bejne pyetje qe te marrin informacion ne lidhje me nje konference te caltuar dhe jo te kalojne cakun duke pyetur per gjera te pahijshme politikanet

    Përgjigju
  • Iris: 03/07/2022 14:17

    Gazetaret duhet te kene etike dhe duhet qe te mesojne qe te drejtojne pyetje ne menyre te duhur

    Përgjigju
    • vini: 03/07/2022 14:33

      po ky lakuriqi ka etike?!

  • Aldo: 03/07/2022 14:13

    Nuk mund te flases si te duash e ti drejtohesh nje kryeminsitri si te teket ty

    Përgjigju
  • matilda: 03/07/2022 14:00

    Po cjane keta gazetare aman tgjith e kan mar shkollen me mik ose me lek nga koha e saliut se ska shance.nje turp i madh per vendin

    Përgjigju
  • erda: 03/07/2022 13:58

    kur nuk je i afte per kete pune me mire mos e bej dhe mos iu fut kesaj meseleje.Palogazetar

    Përgjigju
  • Uendi: 03/07/2022 13:37

    Mir ja beri te shkoj te mesohet dhe kur te vij heren tjeter te bej pyetjet sic jane per tu bere dhe mos te flasi ne ate menyre

    Përgjigju
  • Qerimi: 03/07/2022 13:35

    Shum e drejt si gje pse kush esht ai ti drejtohet kryeministrit te vendit me ate menyre,njerez te pa kulturuar

    Përgjigju
  • Albana: 03/07/2022 13:29

    Po ngelen duke u marre me budallalleqe kto gazetaret si e si te behen te bien ne sy duke thyer cdo norme etike

    Përgjigju
  • Vera: 03/07/2022 13:27

    Te drejt ka nqs do te besh nje pyetje mbaj radhen tende dhe mos u hidh si gjel

    Përgjigju
  • Dorina: 03/07/2022 13:03

    Shume mire ja ka bere Rama te mesoj si te flasin dhe si te sillen kto gazetaret.

    Përgjigju
    • Edvini: 03/07/2022 13:30

      Kur te mesoje te sillet kryeministri atehere do mesojne te sillen dhe gazetaret!

  • Alida: 03/07/2022 13:03

    Rama shume mire ka bere ka te drejte.

    Përgjigju
  • Liri: 03/07/2022 12:56

    Korrupsioni dhemb.

    Përgjigju
  • landi: 03/07/2022 12:47

    pergjigju pyetjeve te gazetarit,,,kryeminuster pis,,jo ne vendin e duhur...

    Përgjigju
  • titi: 03/07/2022 12:29

    nik besoj se z.rama ka bere shkelje te etikes ndaj gazetarit roli i gazetarit ka perfunduar ne nje mesele cdokush behet gazetar dhe kjo eshte e pa lejueshme

    Përgjigju
  • Zefi: 03/07/2022 12:27

    Shume mire ia beri te mesojne te bejne pyetje tamam

    Përgjigju
    • Korrupsionivu: 03/07/2022 13:29

      Po mer Zef, si ti kete qejf pyetjet naltmadheria e tij!

  • Sidrit Golemi: 03/07/2022 12:24

    Kodin e Etik Ministror (konkretisht Vendim Nr.875, date 29.9.2021 "PER DISA SHTESA E NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.830, DATE 15.9.2013 TE KESHILLIT TE MINISTRAVE 'PER MIRATIMIN E KODIT ETIK MINISTROR' "? ------------ https://shqiptarja.com/lajm/kodi-i-etikes-ministrat-jo-takime-me-biznesmene-vetem-ne-kafene-e-restorante-vetem-ne-dite-pushimi-e-festash-jo-veshje-qe-terheq-vemendje-dhe-arredim-luksoz-te-zyres?r=kh11 ------------------------------------------------------ https://ata.gov.al/2021/09/18/mbledhja-e-pare-e-mandatit-te-trete-rama-cdo-anetar-i-kabinetit-do-respektoje-kodin-etik/

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet