Përplasja me policinë për zyrat FRD-së, Sali Shehu për Report Tv: Kontrata me bashkinë ka përfunduar, ka për detyrë që ta rinovojë! Rama është në dijeni

Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat e FRD-së ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016.

Por Shehu thekson se bashkia ka detyrim ligjor që ti ofrojë partisë politike që plotëson kriteret ligjore një godinë, madje edhe rinovimi i kontratës sipas tij duhet të bëhet nga ana e bashkisë. Sipas tij ligji u njeh të drejtën që të gëzojnë zyrat deri në momentin që plotësojnë të drejtat ligjore, pasi është një krontratë midis dy enteve publike për një të mirë publike.

Kreu i FRD-së, vazhdon të jetë i bindur se urdhëri i policisë bashkiake për ti nxjerrë nga zyra është me prapavijë politike, ndërkohë që i bën thirrje bashkisë që tu zjellin ndriçimin. Po ashtu Shehu tha se kryeministri është në dijeni për këtë kontratë dhe se pret që të prononcohet në favor të tij.

‘Ne kemi një kontratë ligjore me bashkinë e Tiranës të nënshkruar midis dy palëve me datën 3 shkurt 2016. Ligji detyron bashkinë për t'i ofruar FRD-së një godinë, pasi kjo parti plotëson kriteret ligjore. Është një kontratë midis dy enteve publike. Ligji e detyron bashkinë për këtë kontratë, në këto rrethana, për sa kohë FRD plotëson kriteret nuk ka pse të dalë nga zyrat. Nuk është detyra jonë rinovimi, e ka në dorë bashkia. Ligji na njeh të drejtën të gëzojmë zyrat derisa kur plotësojmë të drejtat ligjore. Enti që i ofron ambientet e fton partinë për lidhur kontratë qeraje, jo për ta lënë jashtë. Nuk e kam dëgjuar kryeministrin, kam pritur që dje që të prononcohej për këtë ngjarje të shëmtuar, është në dijeni të plotë për detyrimin që ka pasur bashkia për t’i ofruar zyrat FRD-së.

I bëj thirrje Veliajt të ndërhyjë urgjent me insturmentat që ka për ti bërë të qartë bashkisë që nuk është në rrugën e duhur. Kam tentuar ta kontaktoj Veliajn, por nuk jam lidhur dot. Nuk mund të vihet në lëvizje policia për një marrëdhënie dhe komunikim që mund ta ndjekim me njëri tjetrin. Ne jemi në fushatë jam në pritje të një reagimi nga bashkia për të na krijuar komoditet dhe ndriçim, por presim dhe shpresojmë. U kam bërë thirrje autoritetve ta riparojnë këtë gabim dhe të na lejojmë që të veprojmë si të gjitha partitë e tjera.’- tha Shehu.

Kujtojmë se në ditë më parë Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake dhe pastaj duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.


Lajmi kryesor:

Bashkia i jep 10 ditë afat FRD-së të lirojë ambientet, Shehu: S'dalim nga zyra, do e çojmë çështjen në Gjykatë! Do presim vendimin


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 13/03/2021 15:06

    Ky gagaci dilte me antitank si bandit ne 1998 kur u be grusht shteti nga berisha.Tani thote qe bashkia eshte e detyruar ti bej kontrate.Ky eshte koqe nga trute e kokes.Bashkia nuk do ta rinovoje dhe ska diskutime.Ik te vila e likes ne lalez te japi zyre o gallof.Akoma me kta koktrashe neper lajme do merremi?

    Përgjigju
  • eri: 13/03/2021 13:44

    Qe eshte gomar ky Saliu si adashi i PD kjo nuk ka dyshim. Por dhe keta te Bashkise pikerisht tani para zgjedhjeve u kujtuan ti nxjerrin jashte keta, nderkohe qe kontrata paska 4 vjet qe ka mbaruar. Te mbaronin njehere zgjedhjet dhe ti fluturonin nga dritarja nese nuk dilnin me te mira. Edhe kjo nxjerrje keshtu, vjen tamam erë diktature...

    Përgjigju
    • Tirona: 13/03/2021 14:42

      Bashkia nuk ka vepruar per arsye se kryetar i FRD ishte ish presidenti Bamir Topi dhe ligji thote qe Ishpresidentat duhet te zotrojne ambiente te leshuara nga shteti.....

    • Landi: 13/03/2021 14:27

      Sepse deri me tani ishte bamir topi kryetar dhe si ish president kiahte te drejte zyre..tani qe iku ai nuk ploteson asnje nga kushtet per ta pasur ate godine...

    • Kistra: 13/03/2021 14:17

      Ke te drejte!

  • Tirona: 13/03/2021 13:04

    Prona shkon tek i zoti nuk mbahet prona me dhune o sali fshatari

    Përgjigju
    • Kistra: 13/03/2021 13:42

      Ky Saliu fshatareve u merr te keqen! Ky vepron me instiktet e ish sigurimsit! Kush e njeh e di sa fodull, karrierist, po edhe servil e fallc eshte!

  • Qeneria: 13/03/2021 12:27

    e shikoni o qeneri e presh dinetit?ka skaduar kontrata o kafsheri e gjalle.parti me dy veta do zyre ne shqiperi qe te munden te han te gjithe..likes ju prish gjumi per nje zyre pa kontrat.kfsheria nuk behet njerzi kurre

    Përgjigju
  • Endri: 13/03/2021 12:21

    Cfare kriteresh permbush ti o parazit. Ik shporruni, parti me 5 mije vota gjithsej. Edhe partizani ka me shume tifoze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës