Përplasja me policinë në Elbasan, Suel Çela shpallet i pafajshëm, dënohen dy të tjerët

Afro 2 vite nga përplasja e policisë tek tregu agro ushqimor në Elbasan, Suel Cela i shpallur në kërkim për këtë ngjarje merr pafajësinë nga krimet e rënda. Dosja e cila për disa kohë mbeti mes prokurorisë Elbasan e Krimeve është përmbyllur me dënimin e Klement Xhaferrit me 5 vite dhe Enea Bekteshit me 6 vite burg.

Ndërsa Cela mori pafajësi pasi prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një 'Audi' i blinduar nuk u arrit të faktohej. Edhe disa prej policëve të përfshirë në këtë ngjarje pyetur më pas si dëshmitarë nuk arritën të thonin se kishin parë Celën atë mbrëmje. Prokuroria duke hequr akuzën për vrasjen e policëve ndaj Celës, kërkoi për të 7 vite burg por gjykata rrëzoi kërkesën si të pabazuar në prova.

Suel Çela

VIDEO/Përplasja te tregu në Elbasan

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/11/2019 08:12

    Po mir mor si eshte e mundur qe keta ja hodhen te gjithe, ajo makina qe shkaktoi incident ishte pa shofer? Kush e ngiste makinen apo piloti automatik ?! Hahahahahahah!

    Përgjigju
  • Landi: 20/11/2019 18:57

    Ktu Po dalin me vrasje per 6 muj kti te shkretit i paskan dhan 6 vjet pse nuk i ndaloi policave qe as uniform nuk kan ne vidio

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital

Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital