Përplasja/ Pas 'paqes' prej tërmetit në Egje, rikthehen tensionet Turqi-Greqi

Përplasja/ Pas 'paqes' prej tërmetit në Egje, rikthehen tensionet Turqi-Greqi

Foto ilustruese

Pas shkrirjes së akujve mes Greqisë dhe Turqisë, 'paqe e përkohshme' që erdhi si rezultat i solidaritetit prej tërmetit të 30 tetorit, janë rikthyer tensionet në Egje.

Ankaraja ka vendosur që anija “Oruc Reis” të nisë lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.

Sipas asaj që raportohet nga mediat e fqinjit tonë jugor anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Greqia ka reaguar ashpër dhe i ka dërguar mesazhin e radhës Turqisë.

“Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes delikuente turke në Mesdheun Lindor.

Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor”, thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale