Përplasja për Vlorë-Orikum! Meta-Denajt: Humbët autoritetin ligjor! Për të më shmangur e firmosët marrëveshjen në emër të qeverisë

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar letër Ministres së Financave, Anila Denaj në lidhje me mënyrën e negociatave të bëra me Fondin Saudit për Zhvillim për aksin Vlorë-Orikum, një përplasje që vijon prej kohësh mes qeverisë dhe kreut të shtetit. Edhe pse ministrja Denaj i ka shpjeguar se ky rast nuk ka pasur nevojë për negociata të reja mes dy shteteve pasi ka qenë një rialokim fondesh nga projekti i Lumit të Vlorës në një projekt tjetër Vlorë- Oriku” dhe jo një marrëveshje e re, kreu i shteti ende nuk është bindur nga sqarimet e ministres Denaj madje shprehet se ajo ka shkelur ligjin dhe ka humbur autoritetin ligjor në këtë negociata, pasi  komunikimi me palën tjetër, nuk rezulton të jetë mbajtur nga ajo, por nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës.

“Në rast se Fondi Shqiptar i Zhvillimit mban kontakte dhe ka negociuar për të ndryshuar destinacionin e financimit të Fondit Saudit për Zhvillim dhe transferimin e fondeve siç ishte parashikuar në projektin e Lumit të Vlorës, për segmentin Përshkëpi-Selenicë-Kryq-Levan-Tepelenë, në një projekt tjetër (ai i “Vlorë- Orikum”), kjo do të thotë që ju keni humbur autoritetin tuaj ligjor për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë me të cilat ju ngarkon ligji.  , Fondi Shqiptar i Zhvilimit, sipas bazës ligjore mbi të cilën funksionon, nuk ka për detyrë dhe as kompetencë të diskutojë apo të negociojë në këto terma. Marrëveshjet ndërkombëtare për huat shtetërore dhe garancitë shtetërore të huas konsiderohen ato marrëveshje që lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë ose Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nga Ministri i Financave, me shtete ose organizata ndërkombëtare publike”, shkruan Meta në letrën e tij drejtuar ministres Denaj.

Meta madje shprehet se për të shmangur dhënin e llogarisë para Presidentit, marrëveshja është nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave dhe jo të Republikë së Shqipërisë.

“Ky është një rast flagrant kur, marrëveshje që duhet të ishin negociuar, nënshkruar dhe miratuar në emër të Republikës së Shqipërisë, për të shmangur kërkesën e llogaridhënies dhe transparencës, janë ndryshuar duke u negociuar dhe nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave. Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kjo për arsyen e vetme se, nënshkrimi në emër të Këshillit të Ministrave nuk kërkon pajisjen me autorizim nga Presidenti i Republikës”, shkruan Meta.

Meta ka sqaruar se edhe nëse do të kishte një rialokim të marrëveshjes së huasë janë të paargumentuar termat ligjorë pasi autoritetet shqiptare nuk kanë kompetencë të rialokojnë fonde që i përkasin një financimi të huaj, dhe që për më tepër as nuk janë disbursuar dhe përdorur brenda buxhetit të shtetit. Gjithashtu Meta shprehet se rialokim ka kur ekziston një marrëveshje në fuqi, ndërkohë që marrëveshja e 2017  është shfuqizuar nga vetë qeveria shqiptare.

“As në terma ligjorë, as në terma financiarë, nuk mund të flitet për “rialokime të marrëveshjeve të huasë”, siç referoni në shkresën tuaj. Rialokimi mundet vetëm të kuptojë transferimin e fondeve, dhe kurrësesi të marrëveshjeve, që për më tepër tashmë nuk ekzistojnë as ligjërisht. Në terma shumë bazikë ligjorë, që të ketë rialokim fondesh, minimalisht duhet të ketë një marrëveshje në fuqi dhe fondi të jetë përfshirë tashmë në buxhetin e shtetit për qëllimet që marrëveshja ka planifikuar. Dhe marrëveshja në fjalë e lidhur në vitin 2017, nuk është më në fuqi, pasi qeveria shqiptare për fat të keq, ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, duke ndërprerë një investim të pritur prej kohësh nga banorët e Bashksië Selenicë dhe duke cenuar kështu të gjitha pritshmëritë legjitime që ata kishin krijuar që prej prezantimit të projektit të Lumit të Vlorës”, shkruan Meta në letrën e tij drejtuar ministres Denaj.

Letra e plote e Presidentit Meta

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar