Luftë mes dy grupeve në Kavajë, vritet kalimtari me bukë në dorë, 7 plagosen, kapet njëri nga autorët (Emrat+Pamjet)

Një përplasje e armatosur mes dy grupeve kriminale ndodhur mesditën e se enjtes në një lokal në hyrje të qytetit të Kavajës, ka lënë të vdekur një kalimtar të rastësishëm i cili sapo kishte blerë bukë, si dhe shtatë të plagosur. Sherri i dhunshëm që degjeneroi në përdorimin e armëve me breshëri, dyshohet të ketë motiv konfliktin për zonën e influencës për shpërndarjen e drogës, megjithatë vijojnë hetimet. Në ngjarje janë përfshirë dy grupe vëlllezërish Hyka e Dedej nga njëra anë dhe vëllezërit Aliu në krahun tjetër.

Vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, ndodheshin në lokalin e tyre (të Dedejve) për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu. Janë përplasur fillimisht me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar me të paktën 15 plumba kundër njëri-tjetrit.

Sipas policisë, nga të shtënat e Marjus Aliut mbeti i vdekur kalimtari i rastësishëm, 50-vjeçari Ramazan Hasalliu, që sapo kishte dalë nga furra me bukë në dorë.

Të plagosur mbetën: Vëllezërit e përfshirë në konflikt Rustem dhe Elton Dedej, që aktualisht ndodhen në Spitalin e Durrësit. Ata dyshohet të mos kenë qëlluar me armë, dhe përplasja e armatosur  të jetë bërë mes vëllëzërve Hyka dhe Aliu. I plagosur mbeti edhe vetë Marjus Aliu, i cili është qëlluar nga vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka.

Po ashtu, plumbat kapën edhe dy persona të tjerë të rastësishëm. Sali Mekja, pronar i një lokali tjetër përball vendit ku ndodhi përplasja po qëndronte në lokalin e tij me një mik, Arben Ajdini, kur të dy i kapën plumbat. Policia tha zyrtarisht se të plagosur mbetën 5 persona, por gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, raporton se në Spitalin e Durrësit kanë mbërritur 7 persona të plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.

I vetmi i arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, është Marjus Aliu, i cili është prangosur në spital ku ndodhet i plagosur. Vëllai i tij Denis Aliu është shpallur në kërkim policor, së bashku me vëllezërit e krahut tjetër, Eraldo e Elio Hyka. Sipas gazetarit Artur Korriku, zënka mes të rinjve kishte nisur mbrëmjen e kaluar. Sot paradite vëllezërit Dedej kanë rrahur Denis Aliun dhe një orë më pas e kishin lënë për t'u sqaruar në një lokal në hyrje të Kavajës pranë një furre buke, ku ndodhi edhe përplasja e armatosur. Ngjarja ka tronditur qytetin e Kavajës, pasi skena ka qenë e denjë për filma me përplasjen me armë zjarri në mes të ditës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Kush ishte kalimtari që u vra pasi bleu bukë në përplasjen e armatosur në Kavajë/ Familja e babait të 3 fëmijëve hap dyert e mortit

1562268323_shtepiaeramazanhasalliu.jpg

Shtëpia e Ramazan Hasalliut

Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç mbeti viktimë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve kriminale në Kavajë, ku sapo kishte blerë bukë dhe po kthehej në shtëpi. Hasalliu, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, kishte më shumë se 40 vjet që jetonte në Kavajë. Vitet e fundit ai punonte roje nate në një biznes private. Ramazan Hasalliu sapo kishte blerë bukë në një furrë buke rreth 10 minuta larg lokalit ku ndodhi përplasja e armatosur, kur mori një plumb teksa kaloi në rrugën aty pranë.

1562267366_furraebukeskavaje.jpg

Furra pranë lokalit ku ndodhi përplasja

Ndërkohë furra e bukës shumë pranë lokalit, aty ku u qëllua Hasalliu, (por jo ajo ku 50-vjeçari kishte blerë bukën) është një biznes i falimentuar, i mbyllur prej kohësh, dhe për ironi i fatit, i vetmi biznes aty pranë që kishte kamera sigurie.

Banorët e zonës e quajnë një fatkeqësi të madhe, dhe thonë se 50-vjeçari Hasanliu ishte një njeri i qetë dhe pa konflikte.

Pas tragjedisë, familja Hasalliu ka hapur dyert e mortit ndërsa nuk pranuan të prononcoheshin për mediat. Edhe vëllezërit e përfshirë në ngjarje nga dy grupe të ndryshme, vëllezërit Haka dhe Dedeja nga njëra anë dhe dy vëllezërit Aliu nga krahu tjetër, i kishin shtëpitë pranë lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ora 17:51
U vra me bukë në dorë/ Fqinji: Ishte njeri i përsosur në çdo drejtim

Një banor nga Kavaja i cili kishte njohje me Ramazan Hasanliun, 50-vjeçarin që mbeti i vdekur nga përplasja mes tre grupeve mes dy grupeve kriminale, në hyrje të qytetit të Kavajës thotë se ai ishte i ndërgjegjshëm dhe një njeri i përsosur në çdo drejtim.

"Shumë fatkeqësie e rëndë për fëmijët e tij. Shumë njeri i pastër, i ndërgjegjshëm dhe njeri i përsosur në çdo drejtim në jetën familjare të tij", shprehet banori.

Ora 16:13
Kavajë/Lufta mes bandave i mori jetën padrejtësisht, familja Hasalliu hap dyert e mortit (FOTO)

Sot "lufta" mes bandave për drogën, i mori jetën një kalimtari të rastësishëm, i cili ndodhej në rrugë pasi kishte shkuar për të blerë bukë, bukë të cilën askush nuk mundi ta konsumonte sepse Ramazan Hasalliu, kryefamiljari nuk u kthye më në shtëpi. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka qenë në shtëpinë e 50-vjeçarit, ku familja ka hapur dyert e mortit.

Ora 15:48
Skena e krimit dhe makinat e vëllezërve që u përplasën me armë në Kavajë (VIDEO)

Report Tv sjell pamje të reja nga vendi i ngjarjes në lokalin ku ndodhi përplasja në lagjen nr. 2 te stacioni hekurudhor në Kavajë. Vëllezërit Hyka dhe Dedej ishin takuar në lokal për t'u sqaruar me vëllezërit Aliu, ndërsa më pas sherri degjeneroi në përplasje me armë zjarri. Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar, pamjet e të cilëve i sjell Report Tv dhe shenjat e plumbave, që i kapën nga përplasja me armë. Ndërsa janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

Ora 14:46
Del fotoja e njërit prej dy vëllezërve të tjerë që terrorizuan Kavajën

1562244543_1562244505denisaliaj.jpg
Zbulohen edhe emrat e dy vëllezërve të tjere ne Kavaje qe u perfshin ne perplasjen me arme zjarri, Marius Aliu dhe Denis Aliu, foton e të cilit e ka siguruar Report Tv. Marius Aliaj, mbahet në ruajtje nga shërbimet e policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur, ndërsa Denis Aliu është në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. Vëllerëzit Aliu u konfliktuan me ata Dedej dhe Hyka.

Ora 14:32
Lufta në Kavajë, policia: Autorët e tjerë të ngjarjes janë dy vëllezërit Aliu, një i vdekur, 5 të plagosur (VIDEO)


Policia e Durrësit njofton se autorët e tjerë të ngjarjes janë dy vëllezërit Marius Aliu, që ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit dhe Denis Aliu, që është në kërkim. Lidhur me ngjarjen, ku mbeti një i vdekur, Ramazan Hasalliu dhe 5 të plagosur, sipas policisë, janë shoqëruar disa persona.  

Informacioni zyrtar nga policia
Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi Ramazan Hasalliu, (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, Marius Aliu dhe Denis Aliu. Marius Aliu autori i dyshuar, mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, Denis Aliu dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 14:16
Lufta në Kavajë, gjashtë nga të plagosurit në spitalin e Durrësit (VIDEO)

Gjashtë nga të plagosurit nga lufta mes bandave në Kavajë ndodhen në spitalin e Durrësit për mjekim, ndërsa i shtati u transportua në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje më të rëndë. Ata raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga spitali i Durrësit ku kanë shkuar edhe familjarët e të plagosurve.

Ora 14:02
Skenë e rëndë në Kavajë, buka që 50-vjeçari nuk arriti ta konsumonte, pasi i morën jetën plumbat (FOTO+VIDEO)

Ramazan Hasalliu ishte duke blerë bukë mesditën e sotme në Kavajë kur u qëllua me armë zjarri për vdekje nga lufta mes bandave, që la edhe shtatë të plagosur. Report Tv sjell pamjet nga furra ku 50-vjeçari mori bukën, pranë së cilës ndodhi ngjarja, ndërsa u qëllua për vdekje. Një skenë e trishtë nga Kavaja, një detaj i dhimbshëm, ku duket edhe qesja e bukës në tokë, që Hasalliu nuk arriti që të konsumonte, pasi plumbat i morën jetën.

Ora 13:44
Lufta në Kavajë, ja dy vëllezërit që qëlluan me breshëri (EMRAT+Foto)

Elio dhe Eraldo Hyka

Në përplasjen me armë zjarri që ndodhi sot në Kavajë u përfshinë mes tyre dy vëllezër, Eraldo dhe Elio Hyka, të cilët qëlluan me armë zjarri. Report Tv siguron fotot e Eraldo dhe Elio Hykës. Një nga dy vellezerit qe jane ne kerkim, sikur duket edhe nga fotot qe kane publikuar ne rrjetet sociale eshte militant i PD-se, ndersa eshte shoqeruar Marjus Aliaj. 

Ora 13:34
Lufta në Kavajë, zbulohet emri i autorit, në përplasje u përfshi edhe vëllai (FOTO)

Në përplasjen me armë zjarri sot në Kavajë janë përfshirë nga njëra anë dy vëllezërit Elio dhe Eraldo Hyka përballë grupit tjetër. Eraldo Hyka 22-vjeç nga te dhenat e para u raportua se eshte arestuar. 

Ora 13:24
Identifikohet viktima në Kavajë, ishte duke blerë bukë kur u vra, dalin edhe emrat e të plagosurve dhe autorit


Identifikohet viktima në Kavajë. Ai është Ramazan Hasalliu 50-vjeç, ndërsa në momentin që e kanë kapur plumbat nga shkëmbimi i zjarrit mes bandave ka qenë duke blerë bukë. Tre nga shtatë të plagosurit janë; Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini, ndërsa autori është Eraldo Hyka.

Ora 13:15
Lufta në Kavajë/ Pamjet nga vendi i ngjarjes, viktima ende nuk është identifikuar


Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi përplasja me armë zjarri në Kavajë dhe u vra një kalimtar, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk kishte dokument identifikimi me vete.

Ora 13:08
Terrori në Kavajë/ 7 të plagosurit nuk kanë lidhje me ngjarjen, ishin kalimtarë

1562239465_vrasjakavaje.jpg
Shtatë persona janë plagosur me armë zjarri nga shkëmbimi i zjarrit sot në mes të ditës në Kavajë. Gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i shtati është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë. Sipas gazetarit Artur Korriku, nga informacionet e para mësohet se shtatë të plagosurit, ashtu si viktima nuk kishin lidhje me ngjarjen, pasi ishin kalimtarë të rastit.

Ora 13:02
Rëndohet bilanci i përplasjes me armë në Kavajë, 7 të plagosur (VIDEO)

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se numri i të plagosurve nga shkëmbimi i zjarri ka shkuar në shtatë, gjashtë nga të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bubi: 04/07/2019 23:06

    Hajt se do bosh mundje me sapunin ne burg. Qenke i njom e do i knoqesh naçut

    Përgjigju
  • dhurat nga sali birisha: 04/07/2019 22:44

    kjo ka ndodhur me sistemin e sali berishes dhe me drejtesine e tij!!bashke me 97!! duhet demokraci por duhet barazpeshuar dhe me diktature demokrate njekohesisht!! vetem keshtu behemi si usa dhe vendet e tjera ku duam te shkojme !!e kunderta ne shqiperi mbizoteron ligji i xhungles.dhe do kthehemi ne epoken e fiseve dhe klaneve si shpellaret qe djegin dhe shkaterrojne!!

    Përgjigju
  • Vlora: 04/07/2019 21:56

    Mos flisni idiotësira jo PD e PS. KËTA JANË ROBQIRA QË NUK KANË BESË E FE.

    Përgjigju
  • loku: 04/07/2019 21:37

    Ne Kavaj ka shume derra, mendjen te kallashi dhe kacorrja e kane. Sa afer Tiranes jane sa derra mbeten..

    Përgjigju
  • kavajsi: 04/07/2019 18:16

    Vitet i miri kriminelin nuk e gje gjo.

    Përgjigju
    • CaBone: 04/07/2019 19:55

      Shum fjal me vend shoku, hallall. Po ngushellimet me te sinqerta familjes viktimes. Ja lehtesoft zoti dhembjen sa me shum.

  • Mondi: 04/07/2019 18:02

    Te varen ne mes te kavajes lepujt , Si del tjetrei e gju ne turrme e vret njerez te pafajshem

    Përgjigju
  • shkoder: 04/07/2019 17:09

    Shqiptaret vdesin tu ble buken e gojes por ceshtja tek ne eshte kush i fitoi zgjedhjet .

    Përgjigju
  • tori: 04/07/2019 17:07

    Me vjen keq,por eshte e vertete.Ne cdo bashki apo njesi administrative ku drejton PD nepermjet perfaqesuesit te saj ndodhin ngjarje terroriste se e till eshte ideokogjia e taktika e drejtimit te PD.Jo rastesisht ndodhin ngjarjet ne Shkoder apo Kavaj,neser Pogradec e Kukes,pasneser ne Tropoje apo Skrapar e keshtu me radhe e protagonist te ketyre ndodhive jane simpatizantet fanatic te PD.Largimi apo zvoglimi ne minimum I PD nga skena politike eshte qetesi e shpetim I Shqiperis.Ngushllime familjes te te ndjerit,sherim me I shpejte I te plagosurve e fajtoret para gjygjit ne perputhje me ligjet e shtetit.

    Përgjigju
    • life: 04/07/2019 20:54

      @TORI jeni tifoza partish ,vrasje me Shum ke ne tiran,vlore...krimineli mbetet kriminel…..

  • Titi: 04/07/2019 16:16

    Ngushellime familjes te te ndjerit dhe sherim sa me te shpejt te plagosurve.Nje gje duhet te kemi parasysh mos te kthet ne ngjarje politike dhe medja te jet me e kujdesshme nuk do te thot gje pse ka dal ne foto me flamurin e PD se mund te kishte dal edhe me flamurin e PS ose me nje tjeter por te ushtrojm presion si qytetar te keti vendi per venien para drejtesi autoret e kesa masakre e mos te zihemi jo PD jo PS te japim kontributin ton qe ngjarje te tilla mos te perseriten me se u bem gazi botes si komb veq te zihemi kte dim te bejm me mir neve.te mbledhim mendet e te rrespektojm meshum jeten tone dhe te gjith secilit sepse nje baba la femijet jetim dhe disa quna te ri do ngrysin jeten burgjeve ose duke vrar per hakmarrje ose duke u fshehur.

    Përgjigju
  • CaBone: 04/07/2019 16:11

    Ca faj leshi ka Policia shkret o njerez? Ktu e kan fajn populli qee ka mendjen direkt ne arme. Se i bie qe te kemi na nje polic per kok. Duhet vetem forcimi lighit se dhe kshu nuk behet me. Politika po pat byth tani pas ktyre ngjarjeve te renda te ashpersoj ligjin ne max, 1) per arm mbajtje pa leje 10-15 minimumin. 2) kush vret njeri burgim te perjershem. Vetem kshu behet shteti. Ose te ikin mos tna cajn ka....rin se e moren ate vend ne qaf. Ktu ne UK 5 vjet direkt per arm mbajtje pa leje dhe nga nje vit per fishek. Hajde mbaj po ta mbajti bytha.

    Përgjigju
  • Tirana: 04/07/2019 16:01

    Rrofte demokracija. Si erdhi nje dite e lir per shqiptare

    Përgjigju
  • Xxx: 04/07/2019 14:59

    Keto jane katastrofat e hapjes depove te armeve qe kane rene ne njerez te pa pergjegjshem.

    Përgjigju
  • TURP PER TE GJITHA BREZAT E POLITIKANEVE: 04/07/2019 14:48

    KY VEN QI QUHET SHQIPNI SKA PASE AS DO TE KETE PULITIKAN , SE CDO PARTI A POLITIKAN QE VJEN NE FUQI MENDON SI TA NASHTROJE E PASTAJ TE VJEDHE POPULLIN E TIJ . E PASTAJ FILLOJNE GRINDJET MES POPULLIT TE SHKRETE .

    Përgjigju
  • USA: 04/07/2019 14:39

    Ç'fare kuptimi ka fotoja me flamurin e PD.Kemi kriminele "te zgjedhur" nga populli brenda ne parlament dhe "populli" ju kendon kenge ashtu Siç i kenduan Enverit.Kurre mos u befshim pjese e BE.Denimi me vdekje na integron ne Europe.Ligjvenesit nuk shkojne te blejne buke sepse kane sherbetore.

    Përgjigju
  • Suela: 04/07/2019 14:18

    E mbani mend luften mes bandash ne Shkoder?Zbriti e gjith qeveria per te vene situaten nen kontroll.Hajde shikoni cfar performance te dobet ka policia e Shkodres qe u kalon rrugecerit nen hunde dhe i pershendesin.Mbaroi show mediatik dhe pasiguria mbreteron kudo.Polici skandaloze e vendosur ne sherbim te mitingjeve dhe jo ne luft me krimin e bandat pasi ajo eshte pjese e bandave.Nuj ka faj polici i thjesht se sic thot populli"peshku qelbet nga koka".Funksionaret ne Tirane jan pjes e krimit.TURP

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 04/07/2019 14:13

    Pse nuk ben nje ligj Edi qe kush kapet me arme pa leje te denohet 10 vjet burg direkt pa gjygje?Duhet kontroll me ushtri ne cdo qytet per arme dhe burg

    Përgjigju
  • toni: 04/07/2019 14:08

    te presim qytetarin dixhital,,i ka vrar policia

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 04/07/2019 14:03

    PD tani do kete dy militante me pak!!!

    Përgjigju
  • beni: 04/07/2019 13:52

    JA KJO ESHTE PD, KESHTU E BERI PARTINE SALILULI, E MBUSHI ME KRIMINELE...

    Përgjigju
  • Mirela: 04/07/2019 13:49

    Policia shqiptare nuk asgjeson dot bandat anemban Shqiperise sepse bandat jan te lidhura me policine.Keto kriminel nuk duhen derguar ne spital per ti sheruar dhe as te arrestohen por te vriten nga policia.Urime ministrise se brendshme per punen efikase ne parandalimin e krimeve dhe te shikojme nesedo ket ndeshkime apo dhe kjo lufte mes qytetit do kaloj pa u hy ferr ne kembe asnje funksionari pergjegjes ne ministri.Ngushellime familjes qe humbi njeriun e rrofte policia mafioze shqiptare.

    Përgjigju
  • as as mot: 04/07/2019 13:40

    mire se vini ne vendin e shqiponjave qe quhet albanistan ju afrojme mashtrim , hajdutllek organizim kriminal , si dhe dekorim njerzish te pa-afte si mjeshter i madh , artist i popullit , hero i shkelqyer e tjere e tjera. shpejtoni ofertat jane deri ne fund te tetorit

    Përgjigju
  • Prindi: 04/07/2019 13:32

    LIRI-DEMOKRACI.Kriminelet vrasin qytetar te pafajshem dhe policia ne vend qe ti vrasi i arreston.Meqe jan grupe te njohura kriminale,do thot qe i njohin gjith por nuk i njeh policia jone e pergatitur e shtetit.Duket qarte qe pushteti esht i lidhur me krimin sepse nuk i asgjeson kto banda.Ky eshte shteti yn,kjo eshte siguria e femijve tan.

    Përgjigju
  • redwsqa: 04/07/2019 13:32

    te largohet urgjent Drejtori i pergjithshem, nje i paafte koke e kembe.. Te largohet edhe ministri leshi bashke me grupin qiftelia

    Përgjigju
  • Kavajsi: 04/07/2019 13:13

    KU ESHTE POLICIJA RAMA SAPO DEKOROJE HERONJTE POLICE PO JO POLICE TE VERTETE VETEM POLICE PROTESTASH SHQIPERIA ESHTE BERE NJE PISTE E VERTETE KRIMINALITETI HAJDUTERIE DHE PA AFTESIJE NGA POLICIJA “ E SHTETIT” SE VERTETESIA TREGON SE ESHTE VETEM POLICI POLITIKE PROTESTASH TURP ARSYJA MUNGON PREZENCA E POLICISE NE PIKA KYCE TE QYTETIT

    Përgjigju
    • Ledio: 04/07/2019 17:33

      Ke te drejte. Neser do dale ne media ministri Lleshi dhe do thote: fajin e ka Saliu

    • Pirro: 04/07/2019 13:41

      O debil cfaj ka policia qe kane luajt nga mendja dynjaja e vrasin njeri tjetrin????

  • Kafsha: 04/07/2019 13:03

    Sado që nuk e duam Enverin, i duhet vendit më shumë se kurrë.. Vetëm ai pastron m***rinë neandërtale katnare! Të lutemi e të përgjërohemi, ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet