Përplasje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun grek, 3 të plagosur

Përplasje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun grek, 3 të plagosur

GREQI-Tre persona janë plagosur si pasojë e një përplasje që ka ndodhur në një burg në Kretë. Të plagosurit janë shqiptarë dhe pakistanezë, ndërsa nuk publikohen identitetet e tyre.

Sipas medieve greke, sherri ka ndodhur në momentin kur të burgosurit po konsumonin drekën. Përplasja nisi mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, ndërsa më pas u përfshinë edhe të burgosur të tjerë.

Po sipas medive të vendit fqinj, njëri prej tre të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut. Në burgjet greke janë vrarë dhe plagosur disa shqiptarë në vitet e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri