Përplasje në organin e akuzës së Kukësit për Fjolla Morinën/ Drejtuesja: Akuza e trafikut të armëve qëndron, Prokurori e hodhi poshtë
Fjolla Morina, armët e sekuestruara dhe Fisnik Syla
TIRANË- Fjolla Morina 'përplas' Prokurorinë e Kukësit. Në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com, mësohet se drejtuesja e kësaj Prokurorie, Rita Gjati thotë se qëndron akuza për trafikun e armëve Kosovë- Shqipëri. Prokurori Edmond Karriqi ka hedhur poshtë këtë akuzë, por nuk ka qenë i këtij mendimi drejtuesja e cila ka depozituar në Gjykatë një relacion.
Në këtë dokument, listohen disa veprime hetimore që duhet të ishin kryer në interes të zgjidhjes së drejtë të çështjes. Mes tyre janë marrja e të dhënave në sistemin TIMS, riespektim teknik të armëve të sekuestruara, kërkesë për interpretim të qartë nga Instituti i Policisë Shkencore në Tiranë lidhur me përcaktimet për armët e sekuestruara.
Prokuroria e Kukësit mbylli më 16 nëntor hetimet për dosjen në ngarkim të këngëtares Fjolla Morina, e cila u arrestua në datën 19 shtator teksa tentoi të hynte në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës me dy armë zjarri me vete. Dosja ka mbërritur në gjykatë dhe akuzohet vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa vepra tjetër “trafikim armësh” ka rënë .
Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë kontrollit nga autoritetet e pikës kufitare në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë. Këngëtarja nga Kosova u arrestua bashkë më dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte. Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla. Fillimisht Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të dy, por ata janë liruar 16 ditë më vonë nga qelia.
Gjykata pushoi hetimet për dy të rinjtë, duke u shprehur se nuk ka prova që ata të jenë të implikuar në armën që iu gjet Morinës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.2%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4573
Lajme të tjera
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kërkime në Has, në kërkim gjyshja, pranga vëllait të saj
18 Prill, 09:48
-
Kujtohet eksodi i 1999, qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës
16 Prill, 19:42
-
Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar
16 Prill, 19:09
-
PS braktisi mbledhjen e ‘TIMS’, Gogu: Po shkelej hapur ligji! Salianji: PS kërkon të bllokojë punën, dërgova kërkesat për informacion
16 Prill, 13:27
-
Komisioni Hetimor për të dhënat TIMS, Salianji: Mazhoranca do që ne të mos bëjmë kërkesa për informacion
16 Prill, 12:50
-
Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara
16 Prill, 11:37
-
PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Gogu: Salianji po paralizon punën, shkel hapur ligjin! Mendon se ka shkop bejsbolli për t’iu hakërryer kundërshtarëve politikë
16 Prill, 09:48
-
Komisioni ‘TIMS’, PS braktis mbledhjen: S’mund të ketë vendime të njëanshme! Salianji: Shqetësimi juaj, të ndaloni kërkesat për informacion
15 Prill, 16:51
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:11
-
Digjet fusha e mbetjeve në Kukës
13 Prill, 11:09
-
Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën
13 Prill, 10:32
-
TIMS, opozita miraton kërkesat për informacion pa PS-në! Salianji: Arrestimi i Muçës, rezultati i parë! Gogu: Dje donit pafajësi për Berishën, sot silleni si gjyqtarë
12 Prill, 15:29