Përplasje në Sarandë! Iu kërkua të ulë muzikën në lokal, kryekamarieri refuzon dhe shtyn efektivin, momenti kur policët e ‘mbërthejnë’ (VIDEO)

Tashmë që nis sezoni turistik, kufizimet antiCOVID siç është ora policore kanë sjellë përplasjet e para! Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë mes policisë dhe kryekamerierit të një lokali për shkak se ky i fundit ka refuzuar të ulë zërin e muzikës në lokal pasi ka kaluar ora 20:00.

Videoja e publikuar nga Report tv tregon si ndodh përplasja në momentin kur në orën 20:13, efektivët e policisë shkojnë në një lokalet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës në Sarandë, duke kërkuar uljen e muzikës.

Kryekamarieri nuk ka pranuar ta ulë muzikën duke pretenduar se është brenda orarit të lejuar, por jo vetëm kaq pasi situata ka agravuar sepse ai ka shtyrë me duar një prej efektivëve. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe efektivët e tjerë dhe kanë marrë nga krahët për ta shoqëruar në komisariat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/05/2021 00:16

    Policin ne Amerike nuk e shikon te shkoje ne lokale per ceshtje muzike,sepse aty ne rradhe te pare duhet te kesh licence per muzike qe t'a perdoresh,ne rradhe te dyte lokalet qe kane muzike,i kane muret te izoluara me materiale qe nuk lejojne muziken te degjohet jashte.E shumta qe mund te degjosh jane te rinjte qe flasin e qeshin,kur mblidhen jashte para lokalit.Sa per kete policin ne video,menyra se si e shtyu ishte e tepruar,gati perbuzese,por personi duhet te permbahej,jo te kunderpergjigjej ashpersisht.

    Përgjigju
  • Erti: 16/05/2021 13:24

    Provoje ta prekesh me dore policin ne USA pa e shef se cfare te gjen. Po e shtyve pastaj do besh dhe ca burg

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 16/05/2021 13:18

    Intervenim korrekt i Policise.

    Përgjigju
  • kol: 16/05/2021 12:11

    pO ky pse i ka ndej policit te ftyra, me shpine, apo tane jane njesoj, si popull si polic

    Përgjigju
  • Miri: 16/05/2021 11:48

    Me cfare te drejte e shtyn qytetarin nje polic? Apo thjesht uniforma?

    Përgjigju
  • Rrushi: 16/05/2021 11:47

    Se kuptoj pse duhet mbyll muzika ne 8 ndersa lokali duhet mbyll ne 10

    Përgjigju
  • Ergys: 16/05/2021 11:38

    Ishin duke diskutuar kur polici si harbut e shtyn nga pas personin.Polici nuk ka nivelin e duhur qytetar.Mire qe eshte telekamera dhe nuk mund te mashtrohet me fjale.Polici ka nivelin zero.

    Përgjigju
  • Liridon: 16/05/2021 11:37

    Po ai roja i deleve pse e shtyje kamarierin ? Po kot se shtriu ne toke ate pederastin qe keta qe skan krahe u bej si te forte se ata pa targa dhe qe nuk respektojne asnje ligj u bejne freski se mos kan vape gjate sezonit.

    Përgjigju
  • durresi: 16/05/2021 11:14

    a sa mire ja paska bo qe e paskan shoqeruar tu bo si cuba para policise,akoma se dine budallenjt qe me policine dhe shtetin nuk haet njeri.te bej prap si kaposh ai ti plasin edhe nje gjobe te mire

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 16/05/2021 11:12

    Kur kundershton kerkesen e policit ,Ai gezon te drejten te perdore forcen .Nese ka abuzim me detyren ,drejtoju organit epror ose prokurorise.por ne asnje rrethane,per asnje arsye nuk ka te drejte kush te fyeje apo te preke qofte edhe me gishtin e vogel,policin nen uniforme.kjo eshte kategorike.ketu nuk ka asnje rrethane lehtesuese. Ketu nuk ka proporcionalitet.

    Përgjigju
    • ana: 16/05/2021 12:52

      Me duket se ishte kapteri ai qe e shtyn i pari, pastaj e shtyn perseri dhe me pas reagon qytetari instiktivisht. Po kapteri ku e gjen te drejten ta shtyje ashtu kot?

  • AltinTop: 16/05/2021 10:59

    Mendoj se polici me ate shtytje e provokon...dhe ai debili ra brenda.

    Përgjigju
  • Titi: 16/05/2021 10:49

    Ta mbajne aty ate trim qe shtyn policin,keta te lokaleve me keto muzika të shpifura si Rap Kosovar apo i atye bythe derreve me tanga ,qe i ve kamerieri pa piken e gustos me volum të pa duruar nje injorance e paparë, un shpesh here iki ose nuk ulem nga niveli dhe volumi i muzikes ,ta zhdepin mire kete trimin sarandjot

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 16/05/2021 10:43

    Ne video duket polici qe e shtyn i pari duke provokuar situaten mgjt interesimi publik eshte: a u ul muzika pasi u arrestuar kryekamarieri?

    Përgjigju
    • muzika: 16/05/2021 11:15

      pèo sikur ai trimi mjekerr capi ta kete ofenduar e duke bere te fortin i ka thene nuk e ul muziken polici cfar duhet te bente?ti ferkonte kurrizin?na e shpifen keta muter me muzike leshi e volum te larte... emjer kush banon afer ketyre lokaleve se ne vere sidomos nuk flihet me. robt tja shkerdhejne ketij e gjith muterve si ky se e meritojne

  • London: 16/05/2021 10:12

    Te ishte ne amerikja kishin thy krahun ben gansterin halabaku

    Përgjigju
    • Beni: 16/05/2021 13:33

      Po paska shtyre policisë i pari, dy here.Ca eshte ky artikull? Apo legjitimojme abuzimin e shqiponjave qe si zakonisht jan arrogant me fukarain dhe pula me gangsteret.policia qe duam.Mos i bini telefonit te Cucit se merzitet.

    • Bilali: 16/05/2021 13:31

      Shyqyr qe nuk jemi ne amerike, Kapitalizmi i multinacionaleve ku jeta e fukarait nuk vlen dy lek.

    • Trnakop Kacija: 16/05/2021 13:20

      Edhe krahu edhe e kishin perdredh ne permjet deri sa te ishte dhier nen veti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Në Angli janë të sigurt, Armando Broja nuk largohet nga Chelsea