Përplasjet Duka-Veliaj, Meta: Na keni bllokuar negociatat, pse doni të përzini nga UEFA, mjaft me shantazhe ndaj sportit

Përplasjet Duka-Veliaj, Meta: Na keni bllokuar negociatat, pse doni të përzini nga UEFA, mjaft me shantazhe ndaj sportit

Erion Veliaj dhe Armand Duka

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për përplasjet mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta ka ‘thumbuar’ kryebashkikaun Veliaj, teksa i akuzon se kanë tre vite që bllokojnë negociatat me BE, ndërsa tani sipas Metës duan të përzënë nga UEFA. Presidenti ka pasur edhe një thirrje për politikën, duke i kërkuar që të mos bëjnë shantazhe ndaj sportit.

“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit”, shkruan Meta.

Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë. 

Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar ditën e sotme dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 26/01/2022 09:49

    eeeeee ju po ju shkoni e jenpni miliona leke ne UEFA E FIFA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në