Përqafime dhe shtrëngime duarsh/ Basha në Shkodër për Bajram: Qoftë ogur i mirë! Takime me qytetarët në lokal në kohë pandemie (VIDEO)

SHKODËR- Pas presidentit Ilir Meta, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur Shkodrën, bashkinë e vetme të djathtë, për të uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajaramin.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, kredemokrati ka zhvilluar një takim me myftiun e këtij qyteti, Imam Muhamed Sytari, në një takim ku nuk kanë munguar shtrëngime duarsh dhe përfaqësime, edhe pse vendi është një kohë pandemie. Basha është treguar i kujdesshëm duke përshëndetur përfaqësuesit e myftinisë së Shkodrës, nuk ka bërë të njejtën gjë kryebashkiakia Voltana Ademi.

"Qoftë një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët, se kemi nevojë më shumë se kurrë. “Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!", tha Basha në urimin e tij.

Por ajo që vihet re, është se teksa ka respektuar protokollin në xhami, Basha më parë ka takuar disa qytetarë në një kafene. Edhe pse vendi ditën e diel është në karantinë totale, ky lokal vijonte të qëndronte hapur dhe kjo nuk i ka bërë asnjë përshtypje kryedemokratit Lulzim Basha. Ai është takuar më shtrëngime duarsh me qytetarët, pa maka e doreza dhe pa ruajtur distancën sociale. Kujtojmë që ai është gjobitur dhe i është hequr më herët për thyerje të rregullave ndaj COVID-19 në Durrës, pasi qëndroi në kafe me mbi 10 persona, pa asnjë masë dhe mbi të gjithë në një kohë kur lokali duhet të ishte mbyllur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/05/2020 16:29

    Po puthje buz me buz kishte?

    Përgjigju
  • Pleha: 24/05/2020 15:46

    A i the voltans ta zhbllokojn rrugen e velipojs se po bahet viti i tret qe po kalojm ne gropa per faj te bllokimit qe i ka ba voltana. A kalove ka rruga e gjan para stadiumit me e pa si jan ba gropat e nuk hedh dy Dumdum asfalt . Ca votash doni ju ? Ne gjithmon pd kena votu po ket radh zero vota me ket krytare te pa pergjegjshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira