‘Përqafojeni jetën’, rrëfimi i Dritës, e prekur nga kanceri i gjirit: Pjesa me e vështirë kimioterapia, ishte dhimbje shpirti, jo fizike

TIRANË- ‘Ndjeja vetëm një sëmbim në gjoks, nuk kisha dhimbje!’ Ky ishte momenti që e shtyu Drita Haxhillarin të bënte kontroll mjekësor dhe pas ekzaminimeve zbuloi se kishte masa tumorale në gjoks. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Drita foli për luftën me sëmundjen dhe gjetjen e forcës për ta mposhtur atë, pikërisht duke dashur fort jetën.

‘Ishte muaji korrik dhe vapë e tmerrshme endesha rrugëve të Tiranës dhe ndjeja në sëmbim në gjoks, por nuk kisha dhimbe e parandieja që do të më ndodhte diçka. Në lagjen 10 të them të drejtë isha e frikësuar por ishte vetëm një çast dhe rezultoi pas ekzaminimeve që kisha një masa tumorale në gjoks. Ishin dyshimet e para, por vazhduan më pas të cilat shkuan drejt hapit të tmerrshëm të heqjes së menjëhershme të gjoksit. Isha shumë e frikësuar. Por ishte një çast... Më ndihmoi shumë familja ime duke mos me lëshuara dorën dhe duke më dhënë kurajo dhe forcë. Kjo më ka bërë që t’ja dal.’-  u shpreh Drita.

Momenti më i tmerrshëm, rrëfen Drita, është kur vazhdojnë që të kryhen ekzaminimet, dhe sidomos kimioterapia, e cila është një dhimbje e madhe në shpirt, tregoi ajo.

‘Momenti më i vështirë, është kur do të vazhdojnë ekzaminimet, sidomos kimioterapia është një dhimbje në shpirt shumë e madhe. Nuk është një dhimbje fizike, por është një dhimbje në shpirt. E kam përjetuar shumë keq. Më ka motuar një paciente, fatkeqësisht ajo nuk jeton sot. Kjo sëmundje nuk është tmerr nëse e kap në kohë. Në duhet për shëndetin tonë të kujdesemi fortë. Të mos kenë frikë se u rrëzua floku apo vetulla, por besoni shumë fort. Ne duhet të duam më shumë shëndetin, veten.’- tha Drita, për gazetarin Arbër Hitaj.

Ajo u bën apel vajzave, nënave dhe motrave që të konsiderojnë sëmundjen si bashkëudhëtare dhe shtoi se hapi i parë është që ato të vetkontrollohen.

‘Po ta trajtosh mirë, ta kapësh në kohë, mos të kesh frikë, hapi i parë është të vetëkontrollohen. Jam ndjerë në kontrollet e shpeshta dhe në survejimin e spitalit onkologji. Ndihem shumë mirë, kini besim dhe do ja dilni asnjëherë nuk është vonë dhe vraponi pas jetës përqafojeni kaq fort atë.’- ishte mesazhi i Drita Haxhillarit.

Për bluzat e bardha, Drita Haxhillari tha se është e kënaqur nga shërbimi dhe se të gjithë janë të përkushtuar. Drita tha se sot ajo ndihet si një lule që ka çelur dhe që me shpresë dhe besim do të lulëzojë sërish.

‘Kam 17 vite, kam herë operacione të trupin tim dhe e kam parë me sytë e mi se bëhet maksimumi nga mjekët tek të gjitha spitalet. Ekziston si opinion po institucionet punën e bëjnë. Sot jam një lule, në dritare në saksi që kam çelur dhe them se do të lulëzoj edhe më shumë se kam besim tek forcat e mia por edhe tek bluzat e bardha, tek ato që po sakrifikohen për ne.’- u shpreh Haxhillari.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet