Përse dhemb stomaku pas ngrënies – shkaqet dhe trajtimet natyrale

Përse dhemb stomaku pas ngrënies – shkaqet dhe trajtimet natyrale

Patate dhe hudhra

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka raste që dhimbja shfaqet menjëherë pas ngrënies dhe arsyet janë të ndryshme.

Problemet Me Tretjen
Problemet me tretjen mund të shkaktojnë dhimbje abdominale pas ngrënies së disa ushqimeve me yndyrë.

Dhimbja shoqërohet me fryrje dhe një shije acidike në gojë. Përpiquni të përtypeni ngadalë dhe pini lëngje pas vakteve dhe jo gjatë tyre. Në raste dhimbjesh përdorni çaj xhenxhefili që ka një efekt qetësues për të gjithë sistemin tretës.

Fryrjet
Fryrjet shkaktojnë kontraktime në stomak sidomos pas të ngrënit. Sipas të dhënave, çaji i nenexhikut ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.

Gastriti
Ky problem shfaqet si pasojë e inflamacionit të shtresës së stomakut, si pasojë e baktereve, barnave, stresit, alkolit dhe kafeinës. Nëse dhimbja vërehet në zonën e sipërme abdominale, atëherë ajo vjen si pasojë e gastritit.

Lëngu i patates ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut dhe pakësimin e acidit në të gjithë sistemin. Lëngu përftohet duke shtrydhur pataten e grirë dhe duke e tretur në ujë të vakët.

Ulçera
Një tjetër arsye përse ju dhemb stomaku pas ushqyerjes, mund të jetë ulçera. Lëngu i lakrës është një kurë natyrale dhe efikase kundër saj. Për më tepër, ju duhet të riktheni ekuilibrat e florës bakteriale duke marrë më shumë probiotikë.

Urthi
Urthi mund të shoqërohet me një dhembje që shtrihet nga stomaku deri në mes të kraharorit.

Shmangni domatet, qepët dhe agrumet.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante munden të shkaktojnë urth gjithashtu. Pini ujë para dhe pas vakteve por jo gjatë tyre. Simptomat e urthit trajtohen edhe me dy lugë gjelle uthull molle të tretur në një gotë me ujë.

Refluksi 
Kjo sëmundje është një formë më e rëndë e urthit që shoqërohet me dëshirën për të vjelle, vështirësi në përtypje, dhimbje kraharori dhe stomaku.

Shmangni çokollatën, ushqimet me yndyrë, kafenë, alkolin, domatet, specat dhe agrumet që irritojnë shtresat e ezofagut. Soda e bukës është një kurë ideale për këto simptoma.

Gurë Në Tëmth
Dhimbjet e stomakut si pasojë e gurëve të tëmthit ndihen pas ngrënies së ushqimeve me yndyrë. Dhimbjet shfaqen disa orë pas ngrënies. Ju duhet të pini rregullisht ujë me limon esëll dhe në mbrëmje për të zgjidhur këtë problem.

Ishemia Intestinale
Kjo ndodh kur qarkullimi i gjakut në zorrë bllokohet për arsye të ndryshme. Simptomat përfshijnë: dhimbje të papritur stomaku, lëvizje të sforcuara të zorrëve, të përziera dhe ethe. Në këtë rast, rekomandohet që të konsultoheni menjëherë me një mjek.

Trajtime Të Ndryshme
Dhimbjet e stomakut mund t’i trajtoni në mënyrë praktike nëpërmjet masazheve abdominale dhe kompresave të ngrohta. Në rast se këto nuk funksionojnë, duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermir: 06/02/2023 18:20

    keto komisione jane frut i nongrades qe te pastroj surratin e tij para PUTINIT per parrat qe i ka mare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ermal Meta do të bëhet baba

Ermal Meta do të bëhet baba