Përse Erdogan po nis një “betejë” për njohjen e Kosovës dhe a ka lidhje me Qipron Turke?

Përse Erdogan po nis një “betejë” për njohjen e Kosovës dhe a ka lidhje me Qipron Turke?

Erdogan dhe Thaçi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se për vite dhe dekada, kur bëhet fjalë për Ballkanin dhe Kosovën, Turqia do të vijë në ndihmë me të gjithë forcën që ka. Pavarësisht tensioneve në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Prishtinës për shkak të hapjes së ambasadës në Jeruzalem, mesazhi i ri Erdoganit jo vetëm që sheshoi të gjitha mosmarrëveshjet, por sulmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat kombëtare të Serbisë.

Qëndrimi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ndaj Kosovës nuk është i rastësishëm, ashtu siç nuk është e rastësishme që ai përmendi Kosovën para vizitës së tij në Qipron Veriore.

Turqia ka marrëdhënie të veçanta me Kosovën dhe kjo përfaqëson një vazhdimësi të politikës turke për të rritur ndikimin dhe forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Turqia ka besuar gjithmonë se zotëron forcën për të shtyrë përpara njohjen e Kosovës në të gjithë botën islamike, më shpresën se ky mesazh do të arrijë edhe në OKB.

"Tani kemi 114 shtete e njohin Kosovën dhe ne duam që ai numër të rritet. Shpresojmë që këtë vit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në takimin që do të kem me Biden, do të diskutojmë përsëri këtë temë, se do të punojmë së bashku për njohjen të Kosovës ", u tha Erdogan, ndër të tjera, gazetarëve turq para se të nisej për në pjesën turke të Qipros.

Turqia ishte njohu pavarësinë e Kosovës, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë dhe Afganistanin.

Në fakt Turqia po lobon prej muajsh, kryesisht brenda Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila mbledh së bashku 57 vende. Erdogan mësohet se po punon kryesisht me vendet që nuk e njohin Kosovën për shkak të problemeve të brendshme që kanë në territorin e tyre.

Në mesin e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në të cilët Ankarajë po mundohet të bisedojë janë Algjeria, Azerbajxhani, Turkmenistani, Maroku, Libani, tre vendet islamike me qëndrimin më të ashpër kundër Kosovës.

Mediat turke theksojnë se presidenti turk po punonte me këto vende përpara hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe pavarësisht ndarjeve në lidhje me këte çështje. 

Deklaratat e presidentit turk kanë ngjallur një sërë paralajmërimesh në Beograd, me presidentit Aleksandër Vuçiç që tha se do t’i kundërpërgjigjej përpjekjeve të Erdogan, edhe pse Turqia ishte një vend më i fuqishëm. “Serbia nuk është tokë turke”, tha Vuçiç. Ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare”.

Mediat serbe thonë se mbështetja e Erdogan për Kosovën nuk është rastësi dhe as surprizë për Beogradin. “Në viti 2013 gjatë një vizitë në Prishtinë, Erdogan tha se "Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë", prandaj Presidenti i atëhershëm serb Tomislav Nikoliç anuloi takimin trepalësh midis Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, shkruan sot gazeta serbe “B92”.

 

“Po ashtu, vitin 2010, gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Ankara, Erdogan organizoi bisedime midis Thaçit dhe përfaqësuesve të Greqisë dhe Sirisë në një përpjekje që këto vende të njohin pavarësinë e Kosovës.”

Mbështetje pa kushte për Kosovën

Gazeta serbe thotë se surpriza e vetme është mbështetja pa kushte  e Erdogan pasi Prishtina hapi ambasadën në Jerusalem. “Presidenti turk deklaroi se e përjetoi atë si një tradhti jo vetëm të Turqisë, por edhe të tij personalisht. Por është e qartë që Ankaraja e kuptoi se ishte një lojë ndërkombëtare, që Donald Trump luajti një rol kryesor dhe se Izraeli nga ana e tij njohu Kosovën si vendi i parë mysliman që hapi një ambasadë në Jerusalem. Erdogan e kuptoi qartë se ai duhej të shihte përtej këtyre keqkuptimeve ", thekson gazeta.

Në një deklaratë mbi vazhdimin e lobimit për pavarësinë e Kosovës, Presidenti turk njoftoi se ai do ta ngrinte këtë çështje edhe gjatë takimit me Presidentin amerikan Biden.

Analistët shprehen të bindur se Kosova do ngrihet si temë diskutimi midis dy lidërëve, por është e paqartë nëse do të ketë rezultate konkrete për të përshpejtuar njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Presidenti turk duket se ka vendosur të luajë me dy porta, duke lobuar nga njëra anë për të arritur një konsensus për çështjen e Kosovës brenda Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe nga ana tjetër duke ndikuar tek anëtarët e tjerë të OKB-së, së bashku me SHBA-në.

Pse tani?

Erdogan foli për Kosovën përpara se të nisej për në Qipron veriore, ku qipriotët turq shpallën pavarësinë e njëanshme në 1974, e cila deri më tani është njohur vetëm nga Ankaraja. Sipas ekspertëve, momenti për deklaratën në mbrojtje të Kosovës nuk u zgjodh rastësisht.

"Erdogan duket se kërkon të bëjë në Qipro atë që mbështet në Kosovë, ai dëshiron që pakica turke në Qipro të deklarojë një shtet të pavarur”, thotë analistja Aleksandra Tomaniç.

Presidenti turk ka ringritur sërish çështjen e Qipros gjatë vizitës së fundit në ishull, duke propozuar krijimin e dy shteteve. "Ne nuk kemi 50 vjet të tjera për të humbur", i tha Erdogan një turme, jo larg Nikozisë. "Asnjë përparim nuk mund të bëhet në negociata pa pranuar se ka dy popuj dhe dy shtete me status të barabartë," tha ai.

“Ngritja e çështjes së Kosovës ndërkohë që kërkon shpalljen e pavarësisë nga turqit në Qipro, i mundëson mes të tjerash Erdogan të ketë një kartë në sytë e komunitetit ndërkombëtar për të kërkuar të njëjtën gjë për Qipron. Edhe pse ai është një nga avokatët e Kosovës në arenën ndërkombëtare, momenti i zgjedhur për të ngritur këtë çështje nuk është rastësi. Duke ngritur paralele mes Qipros dhe Kosovës, Erdogan po kërkon zbatimin e të njëjtin standard si për Kosovën ashtu edhe për turqit e Qipros”,  thotë Tomanic./ Gazetasi: Burimet: "TRT", "B92', "Euractiv"

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative