Përse po mendohet Ilir Meta?

Përse po mendohet Ilir Meta?

Presidenti Ilir Meta

Disa muaj më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se mezi priste të miratoheshin në Kuvend amendamentet e Kodit Zgjedhor dhe do të shpallte datën e zgjedhjeve.

Ndryshimet kaluan, si ato për të cilat u ra dakord me Partinë Demokratike dhe ato me të cilat u ra dakord me opozitën parlamentare.

Prej asaj dite Ilir Meta nuk ka më reagime për datën e zgjedhjeve. Ka premtuar disa herë si nën dhëmbë se do shpërndajë Parlamentin (nuk dihet se si), pastaj ka premtuar se do marrë popullin e 2 Marsit dhe do ta nxjerrë në rrugë në shtator, por më tej nuk ka reagime për datën e zgjedhjeve.

Përse po mendohet Ilir Meta?

Ajo që është e dukshme jo vetëm tek ai, por dhe tek gjithë LSI, është fakti që atyre u pëlqen dhe u interesojnë, më shumë se kujtdo tjetër, ndryshimet kushtetuese dhe koalicionet paraelektorale me listë të përbashkët, por këtë nuk duan ta shprehin.

Kujdesi i tyre, të bëjnë sikur janë dhe ata të pakënaqur si Basha, duket që larg. Ndërkohë LSI ka nisur punën të bëjë skemën e përqindjeve që i takon në listën e përbashkët dhe shfrytëzimin e listave të hapura, për të krijuar një epërsi politike ndaj PD.

Ky është rasti i vetëm që LSI, duke hyrë në një listë të përbashkët me PD, mund t’i përafrohet asaj me numër deputetësh. Në një parti si LSI, ku vota merret dhe kërkohet individualisht, për interesa financiare, listat e hapura do të jenë një masakër e LSI në kurriz të PD, brenda koalicionit.

Së dyti Ilir Meta po bën sikur mendohet pasi po pret që Këshilli Politik t’i përfundojë gjithë procedurat e amendamenteve në Kodin Zgjedhor, dhe ai të sigurohet që do të kemi një listë të përbashkët koalicioni, e hapur 100 për qind, dhe me një prag natyral në çdo qark. Kjo është parakusht për të, që të ndërtojë strategjinë e LSI në raport me PD.

Në rast se PD nuk ja pranon këto kushte, LSI mund të formojë një koalicion të ri më vete, me partitë e vogla që në këtë rast i shërbejnë për të fuqizuar veten.

Së treti, Ilir Meta po mendohet për dekretimin e zgjedhjeve, pasi kërkon të shikojë skemën e ndërtimit të KQZ, zgjedhjen e kryekomisionerit të zgjedhjeve dhe strukturave të tjera, ku ai pret të diktojë njerëzit e tij.

Në gjithë këtë proces, ai po përgjon si “skifter” për të kapur ato hallka që i duhen dhe për t’i imponuar pastaj PD-së, listën e përbashkët, ose koalicion më vete.

Koalicioni më vete e bën të pashpresë PD-në për koalicion paszgjedhor, ndërsa lista e përbashkët e bën të pashpresë për një fitore të PD. E gjendur mes dy zjarresh PD, bën sikur po merret me kandidatët e saj, por në fakt ajo duhet të merret me gjysmën e kandidatëve, se gjysmën tjetër do të detyrohet t’ua ofrojë aleatëve.

Ndaj dhe Ilir Meta po bën sikur nuk e ka mendjen tek premtimi që ka bërë se do të dekretonte menjëherë zgjedhjet, sapo të votohej në Parlament. Se tani i ka ikur dhe e drejta t’i dekretojë dy herë, se e bëri një provë e nuk e njohën as të vetët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/08/2020 00:51

    /Perse mendohen keto male/,perse mendohen malet e Cepanit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi