Përse po vonon ndëshkimi i “Gruevskëve” tanë?

Përse po vonon ndëshkimi i “Gruevskëve” tanë?

Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, u dënua nga një gjykatë në Shkup me dy vite burg, për një shkelje tenderi për blerjen e Mercedezit të tij luksoz, ndërkohë që Prokuroria Speciale po heton edhe për katër akuza, për çështje të tjera.

Vendimi pason një krizë të gjatë politike në Maqedoni dhe akuza të forta për korrupsion, dhunë politike dhe fizike, vrasje të dyshimta dhe kundërvënie të institucioneve perëndimore, të cilat përfunduan me zgjedhjet e fundit dhe formimin e një aleance të gjerë shqiptaro- maqedonase kundër tij.

Dënimi i Gruevskit i ngjan pak a shumë dënimit të Al Kapones, i cili megjithëse kishte kryer dhjetëra vrasje dhe krime të rënda, u dënua për një shumë simbolike taksash të papaguara, dhe është një sinjal i fortë kundër pandëshkueshmërisë në rajon.

Shqipëria është vendi që tashmë kryeson në Ballkan lidhur me pandëshkueshmërinë dhe mos ndëshkimin e asnjë politikani të lartë, edhe pse drejtësia ka mbyllur, ose nuk ka çelur, dosje për krime të rënda, si abuzime marramendëse me tendera prej qindra miliona eurosh, vrasje politike në demonstrata politike, vrasje për shkak të korrupsionit, siç është rasti i Gërdecit, si dhe mitmarrje dhe ryshfete në zyrat e shtetit shqiptar.

Po përse në Maqedoni rotacioni politik arriti të prodhojë vendosje të drejtësisë dhe në Shqipëri po vonon kaq shumë?

Suksesi i Maqedonisë qëndron tek formimi i institucionit të prokurorit special, i cili është fokusuar tek ndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë, me një mbështetje të fortë perëndimore.

Reforma në drejtësi në Shqipëri, që mori gati tri vite kohë, dhe që parashikon krijimin e prokurorit special antikorrupsion (SPAK) është çuar në fund të axhendës së reformës, dhe i ka dhënë përparësi Vetingut të drejtësisë. Po kështu, ligji i dekriminalizimit, i miratuar për politikanët, edhe pse në dukje i fortë, është më shumë një ligj që garanton deputetët që janë dhe pengon të tjerë të bëhen deputetë, se sa është një ligj që i penalizon ata. Në të janë bërë aq shumë arnime, sa është bërë kujdes të mos preket asnjë deputet që ka mbyllur procese gjyqësore me procedurë, asnjë deputet që është mbrojtur dikur me imunitet, asnjë deputet që nuk është hetuar apo gjykuar për vrasje, për të cilat i ka marrë vet përsipër, siç është rasti i Berishës etj.

Pra, në ndryshim nga Maqedonia, Shqipëria e ka nisur reformën nga poshtë- lart, ndërsa Maqedonia e ka nisur ndëshkueshmërinë nga lart- poshtë. Dhe kjo vendos një standart të ri në shoqëri.

Nga ana tjetër, reaksioni kundër sistemit të ri të drejtësisë në Maqedoni, u bë i dukshëm vetëm në përpjekje për të dhunuar seancën e pare të Kuvendit, ku dhe u gjakosën deputetë shqiptarë dhe kryeministri Zaev, ndërsa në Shqipëri agresiviteti ndaj reformës është i përditshëm nga opozita, në sallë të Kuvendit, në rrugë dhe në opinion publik, duke marrë formën e një presioni të krimit kundër shtetit.

Kjo ka stepur prokurorët dhe gjykatësit, të cilët janë tashmë më shumë të shqetësuar të shpëtojnë vetë, se sa të ndëshkojnë politikanë. Biles ata i shikojnë politikanët e korruptuar, si aleatët e tyre më të mëdhenj.

Në Shqipëri, nga mënyra se si evoloi reforma, ju dha mundësia anti-reformistëve të bëjnë një aleancë të gjerë të heshtur dhe shpesh publike, kundër ndëshkueshmërisë, duke e kthyer atë në fushatë politike dhe me objektiv të qartë, bllokimin e reformës.

Gruevski mund të marrë dhe ndëshkime të tjera të rënda, por vendimi për ta ndëshkuar atë qoftë dhe për një gjest të dukshëm korrupsioni, është për t’u përshëndetur, pasi dëshmon që drejtësia ka vrarë frikën nga politika dhe arroganca e saj.

Në Shqipëri, shpërdorimet e zyrtarëve të lartë për arsye personale dhe politike janë të panumërta dhe dëme me shifra rënqethëse. Mjafton të kujtojmë që në historinë abuzive të “Rrugës së Kombit”, përveç qindra miliona eurove të ngarkuara për Lulzim Bashën, ka një faturë 60 milionë euro, për dëmtimet që ju bënë tunelit të Kalimashit, për shkak se Sali Berisha donte ta përuronte pa përfunduar, për shkak të fushatës elektorale më 2009-n. Kompania “Bektel Enka” ka lënë gjurmë në arkivë, kur paralajmëron qeverinë të mos e hapë tunelin, se do dëmtohet dhe duhet ribërë, por qeveria e ka injoruar atë, duke pranuar të paguajë më pas 60 milionë euro për një miting elektoral. Dhe kaq do mjaftonte që në burg të shkonte nga Sali Berisha, e deri tek juristi i rrugëve.

Në dhjetra raste të tjera të dukshme, sidomos në historinë e përfshirjes së djalit të kryeministrit në Gërdec, apo vrajset e 21 janarit nga Berisha, kundërshtimin e Prokurorisë për të dorëzuar gardistët, prishjen e provave në mesnatë, fshirjen e serverit dhe më pas gradimin e këtyre autorëve me poste politike, për t’u dhënë imunitet, tregon qartë për veprime të qëllimshme kriminale dhe përdorimin e pushtetit politik si mburojë.

Prokuroria dhe gjykatat shqiptare, të kompleksuara nga vetingu dhe në aleancë të plotë me politikanët e korruptuar, e ka të vështirë të gjejë dhe një prokuror për Adriatik Llallën, e jo më për kryeministra dhe ministra.

Ndaj është urgjente që Shqipëria t’i hapë rrugë sa më shpejt ndërtimit të SPAK, krijimit të një trupe të re prokurorësh, që do të vënë gishtin mbi plagën e pandëshkueshmërisë dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

Vetëm kështu do ta kuptojmë se reforma në drejtësi nuk ishte një shaka që zgjati disa vite, por një hap drejt një shteti serioz, që meriton Europën.

Nikolla Gruevski në fund, kur e kuptoi se u rrethua politikisht dhe duhej të largohej, ju drejtua për aleancë dhe faktorëve anti-perëndimorë dhe tentoi të rrisë influencën ruse në rajon, duke krijuar një aleancë dhe me faktorë politikë në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, por sot është thjesht një i dënuar për një tender korruptiv. Ky është një leksion i mirë për të gjithë ata që për të mbrojtur bythën e tyre, duan të djegin Shqipërinë, qoftë dhe me honorare ruse. Një leksion për ata që mendojnë se nga drejtësia mund të shpëtohet me revolucion. Gruevski provoi dhe ta djegë parlamentin për të shpëtuar, por sot është i djeguri i madh i Maqedonisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isa Boletini: 25/05/2018 13:15

    I korruptuari me fut korruptuesin, kemi shum probleme.

    Përgjigju
  • redi: 23/05/2018 20:24

    Meri ke te drejte se kjo prokutori nuk po ben asgje ,dhe SPAKU do jete faqa e re ,qe pret cdo shqiptar

    Përgjigju
  • Zana: 23/05/2018 20:18

    RESPEKTE MERO BAZE ! ANALIZË E SHKËLQYER ! NUK I HEQ AS EDHE NJË PRESJE KËSAJ SUPER ANALIZE ! EDI RAMA OSE TJU TREGOJ VENDIN VRASËSVE , KRYEHAJDUTËVE DHE KRIMINELËVE , OSE NË TË KUNDËRT TË IKI DHE TË ZHDUKET SA MË PARË , SEPSE ËSHTË DIKUSH TJETËR QË E BËN ATË PUNË ! SI NUK KA TURP EDI RAMA?! 5 VJET NË PUSHTET DHE NUK ËSHTË FUTUR NË BURG ASNJË HAJDUT DHE KRIMINEL I PDsë ?!! SI DO SHKOJ EDI RAMA PËR FUSHATË TEK SHQIPTARËT PËR MANDATIN TJETËR ?!!!! KA TURP KY EDI RAMA APO JO ?!!!! KËRKOI TIMONIN DHE TRPSINË , DHE NE SHQIPTARËT JA DHAMË (TIMONIN , TEPSINË , GOVATËN ) ?!!! TË GJITHA I MORI DHE MBAN SEHIR !??!!! ATA PLEHRAT E PDsë KANË NJË MIJË E NJË KRIME ! ! GRUEVSKI NUK KA BËRË AS 1% TË KRIMEVE QË KA BËRË PD DROGA ME LSI HAJDUTËRINË !!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me burgim nga Prokuroria e Tiranës italianët e Call Centerave

Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me burgim nga Prokuroria e Tiranës italianët e Call Centerave