Përsëri borxh/ Deri në 2025, 1.5 mld € eurobonde! FMN: Shqipëria do të dalë edhe tre herë në tregjet e huaj

Pandemia COVID-19 ka bërë që borxhi publik të kapërcejë nivelin e 80%, dhe pse në vitin 2021 qeveria ka parashikuar që borxhi të zbresë me 2.3%. por nga ana tjetër FMN parashikon përsëri dalje në tregjet ndërkombëtare. Referuar raportit të fundit të publikuar për ekonominë e Shqipërisë, FMN thotë se vendi do të marrë edhe 3 eurobonde të tjera në vlerën e 1.5 miliardë eurove deri në vitin 2025. 

Dalja e parë në tregun e huaja është parashikuar në vitin 2022, ku sipas FMN-së vendi do të kërkojë 500 milionë euro. Ndërsa në vitin 2024 dhe 2025 janë parashikuar të merren borxhet e tjera po nga 500 milionë euro.

Dalja e fundit në tregun e huaj ishte në muajin qershor kur u emetua eurobondi 650 milionë euro, ku një pjesë do përdorej për të shlyer një borxh të mëparshëm. Për vitin 2021 Ministria e Financave ka vendosur të marrë 403.2 milionë euro në tregun vendas.

Por sa borxhe janë marrë nga fillimi i muajit mars e deri më tani për të financuar pandeminë?

Janë rreth 465 milionë euro të marra për të përballuar emergjencën, pa përfshirë Eurobondin dhe kredinë për turizmin nga BERZH 60milionë euro dhe kredinë nga BE prej 180 milionë eurosh për mikrofinancën. Në total të gjitha këto hua të marra që kanë si shkak pandeminë arrijnë në 1.3 miliardë euro

Marrja e kaq shumë borxheve në tregjet e huaja ka edhe anë negative pasi një luhatje e mundshme e kursit të këmbimit do të rriste kostot e borxhit.

BORXHET E MARRA

HUMADHËNËSIT                                               VLERA E MARRË

Komisioni Evropian                                             180 milionë euro

Obligacion në tregun e brendshëm                     100 milionë euro

FMN                                                                    139.3 mln SDR/170 mln euro

Eurobondi                                                            650 milionë euro

BERZH për shëndetësinë                                    15 milionë euro

BERZH për turizmin                                             60 milionë euro

Bashkimi Evropian për mikrofinancën                 180 milionë euro

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës