Meta kërkon referendum/ Kikia në Report Tv: Tashmë betejë gladiatorësh, do thyhen koka! Koçi: Presidenti, i menderosur! (VIDEO)

TIRANË - "Përtej referendumit të Metës..." ishte tema e emisionit "Pa Protokoll" në Report Tv, me moderatore Anduela Ndreu. 

Analisti Mentor Kikia tha se është lajm i mirë që më në fund politika shqiptare po përplaset mes vetes, ndërsa tha se tashmë janë vetëm dy kampe: Presidencë dhe mazhorancë. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se Presidenti Ilir Meta u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat ku kërkoi mbështetjen e 50 mijë shqiptarëve për t'i kërkuar zhvillimin e një referendumi, por pa specifikuar përmbajtjen.

Avokati Adriatik Lapaj tha se nëse Meta po kërkon ndryshim të Kushtetutës, kjo është një e drejtë që i takon Kuvendit, ku neni 177 thotë se nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.

Gazetarja Edlira Gjoni duke komentuar sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadorëve, tha se kjo është e papranueshme si kryetar shteti, ndërsa të gjithë njëzëri ranë dakord se zgjidhja e krizave politike nuk duhet të vijë gjithmonë nga ambasadorët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Lapaj: E mendoni dot kryeministrin e Greqisë të kërkojë zgjidhje tek ambasadorët? Ia hanë mishin dhe kockat

1574454198_Screenshot4.jpg

Adriatik Lapaj tha se zgjidhja për krizat politike nuk duhet të vijë nga ambasadorët.

"Nuk zgjidhet kjo punë duke thirrur ambasadorët. Konventa e Vjenës i ndalon të hyjnë në punët e brendshme. E mendoni dot kryeministrin e Greqisë të kërkojë zgjidhje tek ambasadorët? Po ia hanë mishin, ia hanë dhe kockën, nuk e  lenë, 24 orë nuk kalon dot në kryeministri.  Të mbajnë vendin që u takon. Ua them unë shqiptarëve, klasa politikë që kanë votuar këtu e 30 vjet është aq e paaftë sa babai i shtëpisë çdo hall ta kërkonte ta zgjidhte tek komshiu tek lagjja tjetër. Shqipërinë më shumë se unë nuk e do një finlandez", tha Lapaj në "Pa Protokoll" në Report Tv.

Ora 22:26
Kikia: Jemi bërë gazi i botës duke pajtuar politikën shqiptare...T'i drejtohemi 'Venecias' edhe nëse na bllokohet trafiku në Tiranë!

Referuar sulmeve të presidentit Ilir Meta ndaj ambasadorëve dhe reagimeve të ardhura nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian, në "Pa Protokoll" gazetarja Edlira Gjoni mbajti të njëjtin qëndrim si zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, se këto deklarata janë të papranueshme. Analisti Mentor Kikia tha se është faji i vendit tonë që diplomatëve i ka dhënë 'superfuqi' mbi ato që ata kanë detyrë dhe tashmë që nuk ja kanë më nevojën, i sulmojnë.

Edlira Gjoni: Kjo histori ka disa armë. Unë jam dakord me praninë e ndërkombëtarëve, jemi duke folur për një reformë që është nxitur prej tyre. Por interesi i vendeve partnere nuk është më ai që ka qenë më parë, dhe këtë është duke shfrytëzuar presidenti për të akumuluar kapital politik. Si kreu i shtetit, nuk pranohet, nuk mund të flasësh me këtë gjuhë si kreu i shtetit. Zonja Kocijancic kishte të drejtë kur tha që janë të papranueshme këto deklarata.

Mentor Kikia: Po të hapen letrat dhe kamerat këtu ka 10 vjet për të qeshur me politikën shqiptare, jemi bërë gazi i botës, për të pajtuar politikën shqiptare. Në çdo shtet potent të BE ka ndonjë politikan që ka shërbyer si ndërmjetës për të paqtuar politikanët shqiptarë. Tani i kemi zënë derën Komisionit të Venecias, rrezik dhe kur të bllokohet trafiku në Tiranë duhet t'i drejtohemi Venecias nga të kalojmë. Nuk i kërkojmë llogari njerëzve që votojnë por ambasadorëve. Nëse do të kishim pushtet ambasadori do rrinte aty dhe do përgjigjej për të mbrojtur interesat e vendit të vet në një vend tjetër. Këtu ambasadorët e huaj janë bashkëqeverisës, që i vëmë ne në krye të tribunës. Tani që nuk na duhen i quajmë grup i strukturuar diplomatik. Nuk është faji i atyre, është faji jonë që i kërkojmë për çdo gjë. Cdo sherr ordiner që ndodh në politikën shqiptare shkojnë edhe përplasen në derën e ambasadës amerikane. 

Por ndryshe mendoi zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili vlerësoi rolin e ambasadorëve në rolin e zgjidhjes së ngërçeve politike në Shqipëri.

Ora 21:28
Kikia: Ndeshje gladiatorësh, këtu do thyhen koka! Presidenca mund të kthehet në bunker për tu qëlluar me top

Analisti Mentor Kikia e sheh si lajm të mirë që për herë të parë politika nuk po arrin marrëveshjes mes vetes, që sipas tij kanë dëmtuar shqiptarët, por më në fund janë në betejë me njëri-tjetrin. 

Gazetarja Edlira Gjonaj, tha se "një nga gjërat pozitive që ka bërë Ilir Meta ka hequr nocionin e noterizimit të akteve që merren në Kuvend, ka kthyer disa ligje mbrapsh, e ka luajtur rolin që i dikton Kushtetuta. Lojën e ka bërë mazhranca në Kuvend". 

Mentor Kikia: Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që humb shkon në burg
Adriatik Lapaj: Ai që do fitojë do e përdorë reformën për të mbrojtur veten
Mentor Kikia: po, edhe për të sulmuar tjetrin. Kjo është ndeshje gladiatorësh dhe Ilir Meta e di që jo presidencën ta harrojë por ka telashe shumë të mëdha. Unë jam i prirur që këtë ndeshje të mos e shikoj si një të keqe. Ne më shumë dëm kemi pësuar kur palët janë marrë vesh. Dhe e keqja më e madhe vendit i ka ardhur kur PD dhe PS kanë arritur marrëveshje, dhe momenti që e bëjnë këtë do të thotë se e kanë ndarë Shqipërinë. Këta nuk kanë për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, kthim pas nuk ka. Se deri ku do shkojnë nuk dihet. A do shndërrohet presidenca në bunker ku do qëllohet edhe me top për ta nxjerrë jashtë? Këtu të mos vëmë bast. E mira e vetme është që nuk ka kthim pas, këtu do thyhen koka, nga ato koka që jemi lutur të thyhen me kohë. Sot është koha të mundin njëri-tjetrin, dhe ky është lajm i mirë.
Gazetarja Edlira Gjoni: Ishalla ka ndonjë luan që i ha të dy gladiatorët.

1574454977_protokoll.jpg
Petro Koçi: Jam dakord me Kikinë që më në fund mund të kemi emra të rëndësishëm të politikës që të shkojnë atje ku e meritojnë. Deri më tani vetëm PS e ka pësuar. Mazhoranca ka qenë korrekte me atë që është propozuar sa i përket reformës në drejtësi.
Edlira Gjoni: Ku qëndron ku puritanizëm i mazhorancës në hilen djallëzore, në dërgimin e tre emrave për tre vakanca, ndërkohë që duhet të dërgosh 9 emra? Me çfarë logjike mazhoranca bën këtë lojë djallëzore me shpresën që Meta do bjerë brenda?
Petro Koçi: Akuza ndaj Ardian Dvoranit, nuk është gjyq.

Ora 21:17
Lapaj në 'Pa Protokoll': Kushtetutën mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi (Neni 177)

Avokati Adriatik Lapaj thotë se të drejtën për të kërkuar ndryshime kushtetuese e ka vetëm Kuvendi i Shqipërisë, me një nismë të ndërmarrë nga jo më pak se 1/5 e deputetëve. Edhe në këtë rast, me një votim deputetët mund t'ia kalojnë qytetarëve në një referendum, tha Lapaj, i cili shtoi se qytetarët thirren vetëm kur "politika është në ngërç".

Avokat Lapaj tha se në leximin që ai i ka bërë deklaratës së Metës, mendon se "ndryshimi i Kushtetutës mund të jetë referendumi që Meta i ka kërkuar Presidentit". Por sipas tij, edhe pse referendumet e zakonshme bëhen me 50 mijë firma, në çdo rast skanohen nga Gjykata Kushtetuese. "Por përsa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk ka kush e shqyrton përputhshmërinë me Kushtetutën", tha ai.

Rishikimi i Kushtetutës është i parashikuar në netin 177.

RISHIKIMI I KUSHTETUTËS Neni 177

1. Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit.

2. Asnjë rishikim i Kushtetutës nuk mund të ndërmerret gjatë kohës kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme.

3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projekt amendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.

5. Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

6. Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

7. Ligji i miratuar në referendum shpallet nga Presidenti i Republikës dhe hyn në fuqi në datën e parashikuar në këtë ligj.

8. Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum

Ora 21:13
Petro Koçi: Mua presidenti mu duk i menderosur (VIDEO)

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, thotë se në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta u shfaq i frikësuar, dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.

"Mua presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri. Ishte leximi i një komunikate në një miting. Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit. Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi. Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë", tha Petro Koçi.

Ora 21:12
Kikia: Politika po përplaset mes vedi...E keqja po e gjen vet zgjidhjen (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia thotë se me qëndrimet e fundit të Presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij e ka humbur qetësinë dhe tashmë ka dalë me karta të hapura duke "valëvitur" flamurin e opozitës, tashmë qartësisht historia po zhvillohet mes dy palëve: Presidencës dhe mazhorancës

"Historia tani ka dy kampe qartësisht të pastër në qëndrimet e tyre. Jemi përpara një beteje, do të shpresoja ta quaja finale, ky politika keqqeverisëse me interesat e qytetarëve shqiptarë, është duke u përplasur mes vetes tani. Është koha ku e keqja po e gjen vet zgjidhjen", tha Kikia i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 23/11/2019 11:31

    Petro Koci figura me paster me e afte dhe me guximtare qe ka PS .Petro shume mire mund te ishte kryeminister i Shqiperise dhe nuk do kishim keto probleme qe ka sot shoqeria dhe politika shqiptate.Meta ,Petron nuk do ta perballonte kurre .PS sot ka nevoje per nje lider te vertete

    Përgjigju
  • O tej: 22/11/2019 23:02

    O Llap e Llup na hengsh ka....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet