Përurohet memoriali i Holokaustit, Kim: SHBA ka vlerësuar guximin e popullit shqiptar (VIDEO)

Në Tiranë sot është përpuruar memoriali i Holokaustit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen që i ka dhënë hebrenjve gjatë holokaustit.

"Nuk mendoj që ka shumë vende në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Në fakt kjo është ajo që unë mendoj, populli hebraik mendon për ata që janë të drejtë. janë persona që kanë treguar trimëri kundrejt çdo sfide.  Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit familjet shqiptarë shpëtuan qindra familje hebrenj.  Shqiptarët punuan për të shpëtuar hebrenjtë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Është një histori frymëzuese e besës shqiptare. Jam krenare që qeveria e SHBA ka mundësi që të vlerësojë guximin e popullit shqiptar për këtë memorial.  Do të doja të falenderojë popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm. Vlerësoj ambasadorin John Withers që bëri përpjekje për ngritjen e këtij memoriali. Me miliona hebrenj u persekutuan dhe u pushtuan", tha ambasadorja Kim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Tirana nderon viktimat e Holokaustit, Veliaj: Ne dimë ta hapim derën pavarësisht fesë apo përkatësisë (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ajo vlerë e treguar në ato vite të vështira, bëjnë krenar të gjithë shqiptarët. “Për ne shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës. Kryeministri Edi Rama ka qenë kryetar Bashkie kur u iniciua ky projekt në kohën e Ambasadorit Withers". Kreu i Bashkisë nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre. “Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan pasivisht, dy herë. Me hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjithë gjenocidit serb në Kosovë. Me këta njerëz që për fat kanë dy të përbashkëta. Përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues. E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt, Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre”, tha ai.

Ora 10:09
Memoriali i Holokaustit në Tiranë bën bashkë komunitetet fetare (VIDEO)

Ceremonia për përurimin e memorialit të Holokaustit në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri. Në përfundim të takimit, të pranishmit bënë edhe një foto, por ndryshe fotot e tjera zyrtare të ceremonive kjo u realizua në kushtet e distancimit social.

Ora 10:03
Memoriali i Holokaustit, Rama tregon çfarë i tha kleri shqiptar Gjermanisë: Arin po, hebrenjtë jo! (VIDEO)

Për të treguar vendosmënrinë që Shqipëria kishte në mbrojtje të hebrenjve, kryeministri Edi Rama tregoi historinë me klerin shqiptar, të cilët në atë kohë u konsideruan si palë negociuese me pushtuesit. Ata i kërkuan klerit shqiptar të drejtën mbi arin shqiptar dhe listën e hebrenjve. Rama tha se përgjigjja e tyre ishte: Arin po, hebrenjtë jo!

"Mbetet e jashtëzakonshme për vetë historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të cilët u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin. Atyre iu kërkuan dy gjëra, iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të klerit asaj kohe, dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe vetë klerit, arin po, hebrenjtë jo!

Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimet për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si histori që tregohet në momente ceremoniale, por si një vlerë e madhe që duhet trashëguar brez pas brezi dhe duhet ti kalohet me përkushtim fëmijëve tanë.

Në letrën e tij të rekomandimit, për një bujtës shqiptar, një shpëtimtar, fotografi hebre, Mandil, shkruan: “Shqiptarët vërtet nuk janë të edukuar me trashëgiminë e Gëtes, por ata njohin vlerën më të madhe, vlerën e jetës që e mbrojnë, kurdo dhe kudo munden, pa kërkuar asgjë mbrapsht.

Dhe shpëtimi i hebrenjve, është një monument i madh në një piedestal të çmuar, piedestalin e bashkëjetesës fetare, pa parë tek tjetri, me një besim tjetër, një arsye për t’u ndarë, por në radhë të parë njeriun që të lidh jeta, fati”. Lexova frazën që “kush shpëton një jetë, shpëton botën mbarë”, një koncept kaq themelor që gjen mishërimin në shprehjen e Nënë Terezës, “në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Dhe shqiptarët nuk e ndaluan nazizmin të bënte kërdinë, por janë qirinj.", tha ndër të tjera Rama në fjalën e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2020 00:34

    Do te doja qe z.Rama te ishte me modest ne lidhje me shpetimin e hebjve,te mos e perserite vazhdimisht e kudo per aktin e shpetimit qe u kemi bere ,se duket vulgar.Duhet te tjeret te te levdojne,jo te levdosh veten.Pervec kesaj nese Shqiperia do kishte patur nje tradite te shendoshe hebraike me nje popullsi te madhe si ne vendet e tjera evropiane, jo cdo hebre do te kishte shpetuar,por ghermanet e dinin qe te ne nuk kishte hebrej aq shume sa ne vendet e tjera Evropiane ,per te mos thene qe s'kishte fare.Sa per aktin e klerikeve ,bashkohem me mendimin e /LUANIT/.Do ishte mire qe prifterinjte te mos dorezonin as hebrejte,as arin.Nga ana tjeter nje gje me terhoqi vemendjen:si ka mundesi qe prifterinjte kishin ne dore arin shqipetar ,sikur te ishin banka kombetare?!

    Përgjigju
  • MëmFisi: 09/07/2020 18:51

    ShqipFolësat janë me te lashte se Hebrejtë

    Përgjigju
  • Paradoksi: 09/07/2020 18:48

    Po Shqiptarët duhet te ngreje Memorialet e tyre ne emër të Holokaustit(Genocidit) Turko,Greko,Serb,MalaZes dhe te ruaje e mbroje Monumentet(PerKujtimoret) e ShqipTarëve Autoktone,që nga koha e PjellasGjea-ve e Et'Rrus'hkve

    Përgjigju
  • Luani: 09/07/2020 13:52

    Mos e permendni me kete historine me kleriket dhe arin se qenka qesharake fare. Cfare kujtonin ata se do blinin gjermanet me arin qe po u dhuronin? A nuk do perdorej ai ar qe te avanconte me shpejt ushtria naziste dhe te ndertoheshin me shume kampe perqendrimi? Heronjte e vetem ne kete mes jane ata qe strehuan hebrejte ne shtepite e tyre dhe natyrisht ata mijera partizane qe sakrifikuan jeten, shendetin e pasurine ne nje lufte pa kompromis kunder fashizmit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola